Kyle Walker lavdëron Tuchel: Ja çfarë bën më mirë se në kohën e Southgate

Kyle Walker lavdëron Tuchel: Ja çfarë bën më mirë se në kohën e Southgate

12:13, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker, ka bërë një analizë të hapur për ndryshimet mes dy periudhave në kombëtaren e Anglisë, duke vlerësuar trajnerin aktual, Thomas Tuchel, pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në Botërorin 2026.

Walker theksoi se një nga pikat vendimtare ishte mënyra si Tuchel menaxhoi zëvendësimet gjatë ndeshjes, duke futur lojtarë të freskët në momentin e duhur dhe duke ndryshuar ritmin e lojës.

“Kur i shikoj ndërrimet nën drejtimin e Gareth Southgate, ka një ndryshim krahasuar me mënyrën si operon Thomas Tuchel,” u shpreh Walker.

Ai shtoi se vendimet e Tuchel-it në momentet kyçe ishin përcaktuese për rezultatin: “Në ndeshjen ndaj Kroacisë, Tuchel bëri zëvendësimet në kohën e duhur dhe solli energji të re në fushë.”

Duke krahasuar dy trajnerët, Walker tha: “Southgate zakonisht i qëndronte formacionit që i besonte dhe bënte vetëm pak ndryshime. Kjo më ndihmonte mua si titullar, por ndonjëherë si lojtar në fushë mendoje: ‘bëj një ndryshim, diçka po mungon’.”

Ai vlerësoi gjithashtu ndikimin e lojtarëve që hynë nga stoli: “Nëse ke Saka, Rogers dhe Rashford që futen me rreth 20 minuta lojë, kjo do të frikësonte çdo skuadër në botë.”

Walker theksoi se Anglia ka një nga repartet më të forta sulmuese në Botëror: “E vetmja skuadër që mund të krahasohet me ne për forcën në sulm është Franca.”

Megjithatë, ai pranoi se ekipi duhet të përmirësohet në fazën mbrojtëse: “Kur po sulmojmë me kaq shumë lojtarë, duhet të jemi më të kujdesshëm prapa. Ka gjëra që duhet të përmirësohen.”

Mbrojtësi anglez vlerësoi edhe filozofinë e Tuchel-it: “Ai është shumë i pasionuar. Për të arritur atë që ka arritur në karrierë duhet të jesh i tillë. Ka një vijë të hollë mes pasionit dhe teprimit, por ai e menaxhon mirë.”

Në fund, Walker u shpreh optimist për vazhdimësinë e Anglisë në turne: “Kur përballesh me ekipe si Franca, Holanda apo Portugalia, atëherë e kupton vërtet se sa larg mund të shkojë kjo skuadër.”

Duke folur për ndeshjen e ardhshme ndaj Ganës, ai shtoi: “Është një ndeshje e madhe, por jam i bindur se do ta kalojmë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco