Lajmi i fundit

Gjendet një kufomë në kufi me Elbasanin, dyshohet si i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Polemika për sigurinë në stadiume, tifozë pa bileta në Angli – Kroaci, por FIFA mohon incidentin

Polemika për sigurinë në stadiume, tifozë pa bileta në Angli – Kroaci, por FIFA mohon incidentin

14:28, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

FIFA ka minimizuar raportimet se disa tifozë të Anglisë pa bileta kanë arritur të hyjnë në ‘Dallas Stadium’, në Arlington, gjatë ndeshjes së Botërorit 2026 kundër Kroacisë, pavarësisht masave të forta të sigurisë të vendosura për këtë event.

Sipas dëshmive të disa tifozëve të pranishëm, në stadium janë vërejtur boshllëqe në kontroll dhe zona të pambrojtura pranë hyrjeve, ku disa persona kanë kaluar pa skanuar bileta. Disa të tjerë madje kanë deklaruar se pengesat kanë qenë të lehta për t’u kapërcyer, duke ngritur pikëpyetje mbi nivelin e sigurisë.

Një tifoz ka thënë se, ndonëse ai vetë kishte biletë dhe e skanoi normalisht, shumë persona përreth tij kanë hyrë pa asnjë kontroll të rregullt. Sipas dëshmive të tjera, kontrollorët në hyrje nuk kanë qenë gjithmonë striktë, duke lejuar kalime të shumta pa verifikim të plotë.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë deklaruar se siguria në stadium ka qenë e nivelit të lartë, me praninë e forcave të specializuara dhe masa të shtuara mbrojtëse për eventin. Megjithatë, raportimet e tifozëve kanë krijuar debat të madh në mediat ndërkombëtare.

FIFA ka reaguar duke mohuar se ka pasur hyrje të personave pa bileta vlefshme, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë provë zyrtare që konfirmon një shkelje të tillë të sistemit të kontrollit.

Megjithatë, polemikat vazhdojnë, ndërsa incidenti ka hapur diskutime mbi sigurinë dhe menaxhimin e hyrjeve në stadiumet e Botërorit 2026, veçanërisht në ndeshjet me interes të lartë si ajo mes Anglisë dhe Kroacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco