Koncerti falas i Madonës në Rio të Brazilit mbledh shumë se 1.6 milionë fansa

Koncerti falas i Madonës në Rio të Brazilit mbledh shumë se 1.6 milionë fansa

08:46, 06/05/2024
A+ Aa A-

Madonna mbajti një koncert falas në Rio de Janeiro të shtunën mbrëma me turma fansash që dynden për të parë idhullin e popit në plazhin e famshëm Copacabana të Brazilit.

“Rio, ja ku jemi në vendin më të bukur në botë”, deklaroi ajo kur shfaqja filloi.

Shfaqja ishte ndalesa e fundit në turneun festiv të 65-vjeçares, që kremtonte 40 vjetorin e saj në muzikë.

Më shumë se 1.6 milionë fansa vlerësohet të kenë ndjekur shfaqjen.

"A jeni gati?" Madonna postoi në llogarinë e saj në Instagram shtatë orë para shfaqjes.

Turmat e fansave u panë duke kërcyer së bashku me këngët e Madonnas të luajtura nga altoparlantët në skenë, disa orë para se të mbërrinte superylli amerikan.

Në atë që shumë e kanë quajtur një shfaqje "historike", Madonna i bëri përshtypje audiencës me ndryshimet e shumta të kostumeve dhe shfaqjet e dritës.

Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë Nothing Really Matters, Like a Prayer dhe Vogue, dhe në një moment me të u bashkua në skenë këngëtarja braziliane Anitta.

Kishte ekrane gjigante të vendosura përgjatë plazhit, për të siguruar që turma kryesisht braziliane të ishte në gjendje të shihte shfaqjen. Disa shikonin nga apartamentet ose hotelet, të tjerët nga varkat.

Kishte gjithashtu një prani të madhe policore për të garantuar sigurinë e të gjithë të pranishmëve.

Bluzat, suvenire dhe tabela me fytyrën e Madonnas zbukuruan lagjen ndërsa entuziazmi shpërtheu përpara koncertit.

Që kur shkëlqeu në listat e Mbretërisë së Bashkuar me Holiday në 1984, Madonna ka shënuar 71 hite të tjera, duke përfshirë 13 këngët numër një.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco