Zgjedhjet në rajonet e pushtuara të Ukrainës, Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Zgjedhjet në rajonet e pushtuara të Ukrainës, Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

14:05, 29/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria britanike njoftoi të premten sanksione të reja në përgjigje të zgjedhjeve të rreme ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalime të udhëtimit për zyrtarët rusë të përfshirë në zgjedhjet e fundit të rreme në rajonet ukrainase të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, dhe në Krimenë e aneksuar.

Përveç individëve specifikë, ku përfshihet sekretarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) Natalya Budarina, sanksione u vendosën edhe ndaj komisionit si subjekt.

“Zgjedhjet e rreme të Rusisë janë një përpjekje transparente dhe e kotë për të legjitimuar kontrollin e saj të paligjshëm të territorit sovran ukrainas.

Nuk mund të mbash ‘zgjedhje’ në vendin e dikujt tjetër,” tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

“Britania e Bashkuar nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj territorit ukrainas.”

“Rusia ka kërkuar të shkatërrojë kulturën dhe identitetin ukrainas në një përpjekje për të forcuar pretendimin e saj të paligjshëm ndaj territorit ukrainas, duke përfshirë lëshimin me forcë të pasaportave ruse dhe imponimin e ligjit, medias, arsimit dhe monedhës ruse,” shtoi FCDO.

“Këto zgjedhje janë një tjetër shkelje e integritetit territorial të Ukrainës dhe e Kartës së OKB-së.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco