Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

Senatori amerikan sulmon GJND-në pas vendimit për Izraelin: Mund të shkojë në ferr!

Senatori amerikan sulmon GJND-në pas vendimit për Izraelin: Mund të shkojë në ferr!

10:11, 26/05/2024
A+ Aa A-

Senatori amerikan Lindsey Graham tha të premten se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) “mund të shkojë në ferr” pasi gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin që “menjëherë” të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“Për sa më përket mua, GJND-ja mund të shkojë në ferr. Ka kaluar shumë kohë për t’iu kundërvënë këtyre të ashtuquajturave organizata ndërkombëtare të drejtësisë të lidhura me OKB-në. Paragjykimi i tyre antiizraelit është dërrmues”, tha në X Graham, senator republikan.

Komentet e tij erdhën pasi GJND-ja urdhëroi gjithashtu Izraelin të hapë vendkalimin Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës për të lejuar ndihma humanitare.

 “Vendimi i GJND-së që Izraeli duhet të ndalojë operacionet që janë të nevojshme për të shkatërruar katër batalione të vrasësve dhe terroristëve të Hamasit – të cilët përdorin palestinezët si mburoja njerëzore – është qesharak. Kjo do dhe duhet të injorohet nga Izraeli”, shkroi Graham.

Ndërsa vendimi u mirëprit nga shumë vende në botë, duke përfshirë Afrikën e Jugut, e cila ngriti një çështje gjenocidi kundër Izraelit në GJND për luftën në Gaza, Izraeli e kritikoi menjëherë vendimin.

Izraeli deri më tani ka vrarë më shumë se 35.800 palestinezë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi tetorin e kaluar.

Operacioni ka rrafshuar pjesën më të madhe të territorit dhe ka krijuar një krizë humanitare. Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e civilëve, forcat izraelite pushtuan më 6 maj Rafahun, ku ishin strehuar mbi një milion palestinezë. Që nga sulmi, të paktën 800.000 njerëz janë larguar nga qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco