Foto virale në rrjet, kuptimi i shprehjes 'All eyes on Rafah'

Foto virale në rrjet, kuptimi i shprehjes 'All eyes on Rafah'

12:20, 29/05/2024
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, ushtria izraelite sulmoi një kamp duke vrarë 45 persona.

Pas kësaj masakre, në rrjete sociale ka nisur që të shpërndahet shprehja: All Eyes on Rafah!

 

Sipas mediave të huaja, slogani është kthyer në një simbol të protestës universitare të përhapur në të gjithë botën. Kërkesa është gjithmonë e njëjtë: mos e ktheni kokën duke injoruar masakrën që po ndodh Gaza dhe vazhdoni të bëni thirrje për armëpushim.

Ky slogan është më shumë si një ftesë për të mbajtur vëmendjen alerte në mizoritë që po ndodhin në Rafah.

Që nga nisja e luftës (7 tetor) dhe deri më tani, ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, duke përfshirë 13,800 fëmijë.

Për gjithë çfarë ka ndodhur, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vendosur se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin i Hamasit, Yahya Sinwar duhet që të arrestohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmin e 7 tetorit dhe atë që pasoi më pas në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco