Habit kompania turistike ruse, organizon ‘turne talebane’, ja sa kushton ky udhëtim

Habit kompania turistike ruse, organizon ‘turne talebane’, ja sa kushton ky udhëtim

09:43, 18/09/2021
A+ Aa A-

 Një kompani turistike në Rusi ka hapur një turne interesant pasi talebanët morën adminsitratën në Afganistan.

 Kompania e ka quajtur këtë  udhëtim ‘turne talebane’ dhe do të organziohet përmes Stambollit.

Kostoja e këtij udhëtimi 10 ditor është 350 mijë rubla.

Galina Jdarnova, një operatore në Krasnoyarsk, i tha gazetës Moskovski Komsomolets:

 "Kur një klient i imi, i cili zakonisht i kalon pushimet jashtë Rusisë , tha se donte të shkonte në Afganistan, ne bëmë një studim paraprak dhe  gjetëm një mënyrë për të organizuar një turne në Afganistan. Pjesmarrësit arrijnë në Kabul pas 35-orësh. Turneu 10-ditor në Afganistan mbulon vetëm zonat nën kontrollin e talebanëve'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco