Musk gati për të pritur debatin zgjedhor të kandidatëve presidencialë në SHBA

Musk gati për të pritur debatin zgjedhor të kandidatëve presidencialë në SHBA

10:48, 22/05/2024
A+ Aa A-

Sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan Elon Musk deklaroi këtë të mërkurë gatishmërinë e tij për të pritur debatin zgjedhor të kandidatëve presidencialë amerikanë, i cili pritet të zhvillohet mes presidentit aktual dhe ish-presidentit amerikan, Joseph Biden dhe Donald Trump, me pjesëmarrjen e kandidatit të pavarur Robert Kennedy Jr.

“Sigurisht”, shkroi Musk në llogarinë e tij në rrjetin social X, duke iu përgjigjur pyetjes së Kenedit nëse ai do të priste debatin.

Musk tha gjithashtu se beson se kandidati i pavarur presidencial në zgjedhjet amerikane, Robert Kennedy Jr., duhet të marrë pjesë në debatet parazgjedhore.

Biden dhe Trump ranë dakord më herët për të mbajtur dy debate presidenciale televizive më 27 qershor dhe 10 shtator.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor 2024.

Rivalët kryesorë në garën zgjedhore janë presidenti aktual i vendit, kandidati demokrat Biden, si dhe ish-presidenti amerikan, republikani Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco