Vendimi i Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës nuk e ndryshon realitetin

Vendimi i Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës nuk e ndryshon realitetin

10:10, 22/05/2024
A+ Aa A-

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia shpallën se do të njohin shtetin e Palestinës. Por vendimi i tyre duket se nuk e ndryshon realitetin në terren

Nga James Landale, BBC

Shumica e botës tashmë e njeh Palestinën si shtet. Në fillim të këtij muaji, 143 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të anëtarësimit të Palestinës në OKB, diçka që vetëm shtetet mund ta bëjnë.

Aktualisht vetëm nëntë vende evropiane mbështesin shtetësinë palestineze dhe shumica e tyre e morën vendimin në vitin 1988, kur ishin pjesë e bllokut sovjetik. Fakti që Norvegjia, Irlanda dhe Spanja do t'i bashkohen numrit të tyre, është diçka sa e rrallë, aq edhe domethënëse.

Këto vende shpresojnë jo vetëm të sinjalizojnë mbështetje simbolike për palestinezët, por gjithashtu të injektojnë një momentum në një proces politik që ata shpresojnë se mund të ndihmojë në përfundimin e luftimeve.

Shumë vende arabe thonë se do të ndihmonin në politikat dhe rindërtimin e Gazës së pasluftës vetëm nëse Perëndimi njeh shtetin e Palestinës si pjesë e atij procesi politik.

Por shumica e vendeve të tjera evropiane ende besojnë se njohja duhet të vijë vetëm si pjesë e një zgjidhjeje afatgjatë me dy shtete të konfliktit.

Pra, Norvegjia, Irlanda dhe Spanja po luajnë një kartë diplomatike që shpresojnë se do të merret nga të tjerët. Por kjo nuk do të ndryshojë realitetin në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco