Një javë nga nisja e 2024: 7 ditë që shënojnë bilancin më negativ politik të Shqipërisë post komuniste.

Një javë nga nisja e 2024: 7 ditë që shënojnë bilancin më negativ politik të Shqipërisë post komuniste.

17:31, 07/01/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Lideri i opozitës i burgosur politik, e pa akuzë.

7 ditë x 80 mijë = 560 mijë euro të paguara nga qytetarët për një vepër publike, djegësat e mbetjeve urbane, i paekzistueshëm.

Fatura lobiste paguar me dollarë nga taksat e qytetarëve për të eleminuar opozitën, publikuar nga drejtësia amerikane.

Sipërmarrës kokëdrunj hajdutë të kërkuar nga drejtësia që japin paskrupull intervista televizive.

Ministra të korruptuar socialistë fshehur diku në botë ku shijojnë paratë e vjedhura shqiptarëve e që shantazhojnë njëri tjetrin me "të vërteta pafajësie" e akuza grabitje si në një film aksioni ku hajduti më i madh thërret kapeni hajdutin.

7 ditë 2024 që kanë shtuar zerot e llogarive off shore në parajsat fiskale të autorëve të megaskandaleve shqiptare të pushtetit socialist.

7 ditë që sollën futjen e një takse të re që do shkatërrojë profesionet e lira e shtresën e mesme shqiptare.

7 ditët e para të një viti që parashikon rritjen e borxhit publik e të ekonomisë informale që pasuron ilegalitetin e varfëron të ndershmit.

Janë ditët e orët e para të diktaturës moderne shqiptare që nuk ka nevojë për ideologji si fashizmi, nazizmi e komunizmi.

I mjafton establishmenti, ky rreth "elite militantizmi" besnike regjimi, i cili i ka dhënë pushtet ekonomik, institucional, politik.

7 ditë prelud i një viti që konfirmon vazhdimësinë e atij të vjetrit, me një represion sistematik e të dhunshëm deri në banalitet, ku diktatori modern ushtron fuqinë e tij duke shkatërruar dezidentët e regjimit e  popullsisë në përgjithësi.

Dhunim i së drejtës për të punuar, dhunim i së drejtës për të votuar, dhunim i së drejtës për jetuar në atdhe.

Po për të jetuar.

Në 7 ditët e para të 2024 sipas të dhënave zyrtare ndër 61 bashki që ka vendi, 50 prej tyre kanë rënie të dukshme të popullsisë. Në to banorët emigrojnë e lindjet janë reduktuar.

PPB e konsumi i popullatës ka shënuar nivelin më të ulët që prej pandemisë Covid 19. Rritja e turistëve me canta shpine nuk ka influencuar minimalisht për mirë konsumin.

Në 7 ditët e para të 2024, u rritën, cmimet e bukës, ujit, bulmeti, ëmbëlsirat, qiratë, produktet e shportës.

Java e parë e 2024 e buxheti redukton shpenzimet publike në arsim e shëndetësi.

7 ditët e para të 2024 shënojnë javën e parë të pagave në rritje për punonjësit e adminisratës e thelluan diferencën e pagave të infermierëve e arsimtarëve me pagën mesatare në shkallë vendi.

 Java e parë e 2024 vazhdon të mbajë të kycura në zyrat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare dosjet më dramatike të historisë post komuniste shqiptare.

Dosja e teatrit të shembur është shembulli se si historia, identiteti, kultura e konservimit të vlerave e moralit të një shoqërie është fobia e anti shqiptarizmin.

7 ditë propagandë social - socialiste se si "Shqipëria e turizmit hedh valle në gojë të ujkut imperalist" e 7 ditë cesurë mediatike për atë c'ka po ndodh pak metra larg Kryeminsitrisë, Parlamentit e selive të rëndësishme të përfaqësive të institucioneve ndërkombëtare e përfaqësive diplomatike.

Pas shfqjes arrogante të ish Ambasadores Amerikane në javën e parë të një viti pas (2023), në festa petullash, gjyqe politike, procese drejtësie, gatime bashkie, këto ditë të janarit 2024, janë pushtuar nga heshtja diplomatike e neglizhenca injoruese e atyre, garantuesve të demokracisë shqiptare.

Po sidoqoftë asgjë nuk na cudit më.

Sic mëson Cicerone; Një qytetar i mirë është ai që nuk toleron që në atdheun e tij një fuqi të jetë më e fortë se sa ligjet.

E pra nga Rruga e Doktorit e Rruga dhe e qytetarëve të mirë që në emër të ligjit e të ardheut nuk tolerojnë fuqi më të forta se ligjet, u mbyll java e parë e 2024 e Diktarurës moderne Shqiptare.

Një javë që nuk tolerojë fuqi më të forta se ligjet qofshin diplomatike o politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco