Makthi Edit është Olsi Xibrakes!

Makthi Edit është Olsi Xibrakes!

23:57, 24/04/2024
A+ Aa A-

Nga Erges Eskiu

Pas shfaqjes së emisionit Report në Rai 3 për marrëveshjen e emigrantëve ndërmjet Ramës dhe Melonit, kryeministri ynë është shfaqur i çakërduar plotësisht dhe ka telefonuar me nerv drejtorin e RAI-t me shpresë se do mund të zbuste efektin e bombës lëshuar prej tyre në një mënyrë a në një tjetër?! Si në rastin e gazetës gjermane Bild e cila me fakte dhe prova zyrtare nga përgjimet e prokurorisë shfaqte para publikut manipulimet zgjedhore për të cilin Rama tha se do e hidhte në gjyq, por më pas u tërhoq sepse gjyqin do e humbiste padiskutim, njësoj tani Rama po tenton të zbusë efektin që pati reportazhi i RAI 3, i cili në fakt nuk pati as një fakt të ri nga sa dinin Shqiptarët prej kohësh, por që renditur në mënyrë kronologjike faktet nga RAI, formojnë gjithë puzëllin i cila shkatërron gjithë propagandën e pushtetit dhe i jep kuptim të plotë etiketimit që i ka bërë opozita gjendjes aktuale ku ndodhet vendi: Një narkoshtet brenda Europës (i pari në Europë) dhe anëtare e NATO-s!

Mirëpo çfarë e demaskon Ramën në këtë pikë dhe që shfaqet duke zbërthyer dinakërinë e tij?

Në median vendase, por edhe median italiane Edi i fton gazetarët dhe publikun me dinakëri të qendrojnë tek Agaçi, sikur kjo është ajo çka shqetëson më shumë kryeministrin e Shqipërisë dhe të mos prekin atë që i dhemb më shumë, Olsin.

Në pamje të parë duket sikur Rama ka marrë në mbrojtje sekretarin e tij, por ai po tenton ta kanalizojë debatin publik te Agaçi me shpresë për të zbutur vëmendjen nga Olsi, që rrjedhimisht edhe largon disi debatin publik nga vetë përgjegjësitë e Edit. 

Pra duket sikur Edi ka harruar Olsin dhe ka zgjedhur Ëngjëllin, por e kundërta është plotësishte vertetë?! Nëse për Agaçin Rama mund të shfajsohet duke thënë se Ëngjëlli ka tradhëtuar besimin tim dhe unë do e shkarkojë direkt, tek Olsi nuk shpëton dot sepse ky i fundit është vëllai i vet, që la Amerikën (ëndrrën e çdo shqiptari) kur vëllai erdhi në pushtet si kryeministër i Shqipërisë dhe qysh në fillim “u fut me kokë” në trafikun e kokainës ku nga të dhënat bëhet fjalë për një porosi rreth 200 milionë dollar me vetëm një rrugë.

Pra askush në botë, nuk mund të bënte diçka të tillë?! Asnjë trafikant droge sado aventurier të jetë nuk mund të bëjë dot një porosi qoftë edhe 5 milionë dollarë pa patur garanci se kjo sasi do të mbërrijë në destinacion dhe nuk do të kapet edhe pasi të tërhiqet nga porti me një qeveri të sapoardhur në pushtet e cila premtonte mrekulli për çdo shqiptar.
Gazetari i RAI 3 nuk e tha në reportazhin që kish punuar dhe as në intervistën në Syri Tv ditën e nesërme, por i la të kuptojë publikut Italian, shqiptar dhe atij botëror se në Shqipëri kemi një narkoshtet, ku vëllai i kryeministrit, me prova dhe fakte, është anëtari i katërt i paidentifikuar i grupit të trafikantëve të kokainës. 

Pra duke renditur faktet se ministri i brendshëm Saimir Tahiri bashkë me kushurinjtë e vet Habilaj trafikonin sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë, se polici, që e zbuloi këtë rrjet trafiku dhe makinën e ministrit të brendshëm që e përdornin trafikantët me qëllim të mos prekeshin nga policia dhe prokuroria, u përndoq nga shteti shqiptar dhe sot jeton në Zvicër me identitet të ndryshuar për efekt mbrojtje, më pas ministri tjetër i brendshëm Fatmir Xhafa më vëllain trafikant droge që vepronte i pa penguar transportin e drogës i mbrojtur prej vëllait deputet dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste e më pas Ministër i brendshëm dhe vëllai i kryeministrit në trafikun e kokainës, ku policia dhe prokuroria e kishin shmangur emrin e tij nga dosja e Xibrakës, ku tre të tjerët u dënuan, por vëllai shpëtoi, dëshmojnë qartë së Shqipëria është narkoshtet dhe kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi direkte ndaj duhet të dorëhiqet. 

Edi e ka shitur Olsin prej kohësh kur tha së familja ime është vetëm Linda, Gregu dhe Zaho, por realisht familje e tij është edhe Rea edhe Olsi dhe rënia e Olsit në përgjimet e prokurorisë së Hanoverit dhe fytyra e tij në sistemin TIMS janë makthi i Edit sot, për të cilat ai do të mbajë përgjegjësi me hir a pahir, sado të spërdridhet për të tentuar largimin e vëmendjes a të hiqet sikur kjo ç’ështje nuk ekziston?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco