Erion Veliaj, politikani që e urrejnë të gjitha palët

Erion Veliaj, politikani që e urrejnë të gjitha palët

14:31, 30/04/2024
A+ Aa A-

Nga Ersi Nishani​/

Erion Veliaj është unik. Është ndoshta nga të paktët politikanë në Shqipëri që e urrejnë të gjitha palët. Ngjitja e tij në rangjet e PS erdhi si rrjedhojë e marrëveshjeve personale të Edi Ramës, kundër interesit të socialistëve te kahershëm (kujtoj këtu garën përball Blendi Klosit për kandidaturën në krye të Bashkisë së Tiranës).

Erion Veliaj luftoi PS në fillim të viteve 2000 nëpërmjet lëvizjes Mjaft. Në fund Veliaj u dorëzua përball partisë që ai kishte luftuar për vite me rradhe dhe me karakterin prej skuthi, pa asnjë lloj parimi a morali, përtypi çdo akuzë dhe përbaltje që kishte bërë kundër PS së Fatos Nanos për tu zgjedhur deputet, ministër dhe më pas kryetar bashkie nën logon e PS, tanimë të shpërfytyruar dhe kriminalizuar nga Edi Rama.

Nuk priti gjatë dhe gënjeshtari patologjik, politikani fallco që mbante në krahë fëmijët romë filloi të tregonte fytyrëm e vërtetë - fytyrën e hajdutit, zyrtarit të korruptuarit që politikën e shihte si mjet për tu pasuruar dhe jo për to shërbyer atyre që e kishin zgjedhur.

Bashkia e Tiranës ka qenë historikisht burim korrupsioni, aferash të frikshme dhe abuzimi me paratë publike. Edi Rama dhe Lulzim Basha ndërtuan një simbol të tmerrshëm korrupsioni, por jashtë çdo imagjinate njerëzore, Erion Veliaj kaloi çdo limit dhe u kthye në hajdutin më të madh të xhepave të shqiptarëve. Çdo qytetar i ndershëm i Tiranës, që punon 5-6 ditë në javë në mënyrë që ti sigurojë jetën fëmijëve dhe familjes, vidhet çdo muaj nga Veliaj dhe miqtë e tij, qoftë nëpërmjet inceneratorëve, qoftë nëpërmjet aferës 5D, aferës Eco Park etj, etj.

Shqiptarët sot paguajn çdo muaj që Erion Veliaj të ndërtoj hotele dhe biznese në Jug. Që Olta Xhaçka, Damiam Gjiknuri të ndërtojnë rezorte dhe të kthehen në miliarderë. Që Edi Rama dhe familja e tij të jetojmë si mbretër dhe udhëtojnë me avionë privat. Që ministrat e Ramës të darkojnë në Dubai.

PO! Në skenën politike shqiptare, në të dyja palët ka politikanë të korruptuar, ka marrveshje okulte, por sot SPAK ka rastin unik të japë një sinjal që nuk mund të tolerojë më vjedhjen e përditshme që i bëhet shqiptarëve nga Erion Veliaj.

Sot SPAK ka mundësinë historike ti japë një goditje fenomenit të korrupsionit në Shqipëri!

Erion Velaj e ka vendin në burg!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco