Antishqiptari Edi Rama dhe propellazgu Edi Rama

Antishqiptari Edi Rama dhe propellazgu Edi Rama

17:58, 09/05/2024
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani

Para do ditësh, u dha një lajm se Rama do merte jo pak por 40 mijë puntorë të huaj, pra vërteton që Shqipëria është zbrazur dhe ska më rini shqiptare veç asaj pellazge.

Dallimin mes shqiptarëve dhe pellazgëve është i thjeshtë për ta bërë....Shqiptari kërkon punë , bukë , të mos vidhet nga shteti, të ketë pak mirqënie, të mos taksohet më shume se nl Zvicër.

Ndërsa pellazgu është ai që ulërin për bbv , ulërin për "vipat" e tik-tokut , bërtet e çirret që jetojmë mirë edhe pse ska buke në shpi por mjafton partia të jetë në pushtet, nuk kërkon punë, bën sherr se lideri i kujt ka më shumë para, bërtet e çirret që amerikanët na shohin me satelit , nuk hap gojën as kur rriten çmimet që janë ndër më të lartat në Europë as kur rritet karburanti , bërtet pray për Ukrainen, Palestinën, Francën, Italinë, Amerikën, Afrikën , madje pray edhe për ndonjë tribu Afrikane që kërkojnë ta nxjerrin me origjinë pellazge . 

Pellazgët nuk shqetësohen kur krimi në familje është rritur në përmasa ekstreme , pellazgu nuk shqetësohet që krimi komandon shtetin , pellazgu madje nuk shqetësohet as kur nëna e babai ndërrojnë jetë sepse punl e parë që bëjnë hapin tik-tokun dhe thurin vargje , pellazgu nuk kërkon arsim përkundrazi kush nxënës meson tufa pellazge e quan legen libërdashës. 

Shqiptari bërtet kundër diktaturës , dikur bënë burgun , dikur u pushkatuan , u internuan e prapë bërtitën liri , ndërsa pellazgu edhe pse femijët i kanë ikur jashtë Shqipërisë bërtet e çirret se jemi mirë, jemi vënd turistik. Pellazgut nuk i bën përshtypje zëvëndësimi i fëmijëve të tij me Afrikanë , Bagladeshas, Somalezë, Flipinas etj, pellazgu kënaqet me batutën e radhës që bën idhulli i  pellazgeve Edi Rama.

Shqiptari nuk e lëshoi tokën e tij, shtëpine e tij, baçen e tij, punon aq sa mundet edhe pse dikush ha gjoba jo pak por disa milionë, e kjo bëhët që shqiptari të mos punojë tokën e tij të mos shesë prodhimet e tij sepse importuesit kanë zaptuar tregun me çdo ndyrsi që vjen nga jashtë , madje edhe qepët vijnë nga jasht sepse shteti ka leverdinë e tij të vjedhjes . 

Pellazgu lëshon tokë e katandi, ha bukë të mykur me ujë dhe bërtet që jemi mire se këta po bëjne shtet.....

Çfarë shteti po bejnë ? 

Shtetin më antishqiptar dhe më antishqipëri që ka njohur historia e këtij kombi, ky shtet burgos , gjobit , masakron çdo fukara ....ndërsa krimi lulëzon , ky shtet bën luftë kundër hashashit por Shqipëria është jeshil, ky shtet u mer shtëpitë, ky shtet bëri ligjin për amortizimin e pallateve të vjetra ku po kërkohen të shëmben , e me amortizimin 1 përqind në vit nuk do merni dot as gjysëm haleje e jo më shtëpi, por sërish pellazgu lumturohet, gëzon qesh, bën hosana se liderët e tyre kënaqen majmen pjellin që fëmijët e tyre të sundojne pellazgët në shekuj brez pas brezi e nip stërnipi, e sërish shqiptarët do ikin, do marin arratinë dhe pellazgët do hanë një kafshatë buke të mykur ideologjie në edicionin më të parë të lajmeve . 

Shqiptari vuan, kërkon shkollimin e fëmijës , sistemi arsimor i mbushur me militante thotë që e ka fajin pandemia , sistemi arsimor i shkatërruar total , ku çdo shkollë ka një shtëpi botuese, ku fëmijët mësojnë me tekste të ndryshme sepse ashtu i teket shtëpive botuese , ku njëri tekst kundërshton tjetrin por për këtë gjë pellazgët nuk hapin gojën pasi të dish shkrim dhe lexim për pellazgun është blasfemi , pellazgu do shëmbuj eskortash , pëllitësish që quhen këngëtar, dëgjenerim tik-toku , zhgarravina në vënd të pikturës, propagandë në vënd të fotografisë por kursesi arsim . 

Shqiptari lexon, mbjell lule në ballkon apo dritare, pellazgu kënaqet me teorine e pyllit orbital. Shqiptari kërkon teatër, pellazgu tik-tok.

Shqiptari kërkon familje shtëpi e katandi, pellazgu mjaftohet duke thënë se sa te madhe e ka shtëpine dhe sa para ka bërë x apo y politikan,  x apo y eskortë, x apo y trafikant , e më pas mer bukën me listë dhe shkon të dëgjojë në ekranet proqeveritare se si lulëzon pellazgjia e tyre e lumtur duke shkatërruar Shqipërinë dhe Shqiptarët .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco