Lajmi i fundit

'Filloi t'i rridhte gjaku nga poshtë kokës...'- SYRI TV flet me dëshmitaren e parë të dhunës mbi avokatin Sokol Mëngjesi

Urimi dhe një mesazh i rëndësishëm për familjet shqiptare, sot në ditën ndërkombëtare të familjes!

Urimi dhe një mesazh i rëndësishëm për familjet shqiptare, sot në ditën ndërkombëtare të familjes!

17:22, 15/05/2024
A+ Aa A-

Nga Akil Pano

Të dashur miq! Të dashur bashkëkombas!

Sot, në ditën ndërkombëtare të familjes dëshiroj të përcjell urimet e mia dhe te koalicionit profamiljes dhe jetës, lutjet dhe këtë inkurajim të shkurtër për ju dhe familjen tuaj! Familja Shqiptare po udhëton mbi një det të trazuar… vetmie; ndarje dhe ankthi; shqetësimesh dhe presioni social.

Familja rrezikon shpërbërjen si rrjedhojë e dhunës; drogës dhe divorcit ne rritje; hezitimit për t’u martuar dhe uljes se lindshmërisë; abortit selektiv dhe mungesës se kujdesjes dhe politikave sociale në mbështetje të familjes…

Udhëtojmë në kohën e shpopullimit, indiferencës shoqërore; relativizmit të vlerave morale. Udhëtojmë në dimrin me te gjatë te vetmisë kolektive.

Këto janë ditët me te vështira ne te cilat familja Shqiptare aktualisht po përballet me projektligjet e qeverise, te cilat janë projektligje antinjeri dhe antifamilje. Ndërsa ne Shqipëri aktualisht kemi shume me tepër vdekje se lindje, prezantohemi me projektligjin OKULT te sterilizimit te te rinjve; abortit te vajzave 16 vjeçare pa lejen e prindërve; projektligjin kriminal te surrogacise qe ekspozon vajzat dhe gratë Shqiptare ndaj trafikimit.

Projektligjet qe shkatërrojnë jetën, familjen dhe kombin do t’i shkonin përshtat cdo plani obskur anti-shqiptar dhe do te bënin krenare çdo fuqi pushtuese. Këtyre projektues te dekonstruksionit te thelbit tone, dëshiroj t’i kujtoj sot qe instinkti ynë baze nuk është ai i mbijetesës, por ai i familjes.  

Çdo njeri prej nesh do te jepte jetën për te shpëtuar nje anëtar te familjes. Ky është momenti me kritik ne historinë tone kombëtare, i cili duhet te na bashkoje për te shpëtuar familjen dhe kombin nga asgjësimi.

Nuk ka diçka me te mire qe na është dhënë nga Zoti për te kultivuar jetën dhe vlerat e saj. Cdo përpjekje dhe sakrifice ia vlen, familja qëndron mbi gjithçka.

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, qëndron me ju. Ju nuk jeni vetëm. Sëbashku udhëtimin tonë do e bëjmë të mundur. Me ndihmën e Zotit dhe në solidaritet me njëri tjetrin, le të qëndrojmë bashkë për te kuruar plagët që familja ka…

ta mbrojmë familjen nga çdo sulm i organizuar i agjendave okulte; Le të punojmë sëbashku për ta shndërruar shoqërinë gradualisht në një oaz shërimi për familjen.

Zoti ju bekoftë pafund ju dhe familjen tuaj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco