Dita botërore e fotografisë

Dita botërore e fotografisë

15:00, 08/05/2024
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani

Pak histori

Historia e fotografisë filloi me zbulimin e dy parimeve kritike: i pari është projeksioni i imazhit me kamera obscura , i dyti është zbulimi se disa substanca ndryshojnë dukshëm nga ekspozimi ndaj dritës. Nuk ka objekte apo përshkrime që tregojnë ndonjë përpjekje për të kapur imazhe me materiale të ndjeshme ndaj dritës para shekullit të 18-të.

Rreth vitit 1717, Johann Heinrich Schulze kapi shkronja të prera në një shishe me një pluhur të ndjeshëm ndaj dritës, por me sa duket ai kurrë nuk mendoi t'i bënte rezultatet të qëndrueshme. Rreth vitit 1800, Thomas Wedgwood bëri përpjekjen e parë të dokumentuar në mënyrë të besueshme, megjithëse të pasuksesshme për të kapur imazhe të kamerës në formë të përhershme. Eksperimentet e tij vërtetuan fotograme të detajuara , por Wedgwood dhe bashkëpunëtori i tij Humphry Davy nuk gjetën asnjë mënyrë për t'i rregulluar këto imazhe.

Në 1826, Nicéphore Niépce arriti për herë të parë të rregullonte një imazh që u kap me një aparat fotografik, por kërkoheshin të paktën tetë orë apo edhe disa ditë ekspozim në kamerë dhe rezultatet më të hershme ishin shumë të papërpunuara. Bashkëpunëtori i Niépce, Louis Daguerre vazhdoi të zhvillonte procesin e daguerreotipit , procesi i parë fotografik i shpallur publikisht dhe komercialisht i zbatueshëm. Dagerotipi kërkonte vetëm minuta ekspozim në kamerë dhe prodhoi rezultate të qarta dhe të hollësishme. Më 2 gusht 1839, Daguerre demonstroi detajet e procesit në Dhomën e Bashkëmoshatarëve në Paris. Më 19 gusht detajet teknike u bënë publike në një takim të Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Pallatin e Institutit. (për dhënien e të drejtave të shpikjeve për publikun, Daguerre dhe Niepce iu dhanë anuitete bujare për jetën . Kur procesi i Dagerotipit me bazë metali u demonstrua zyrtarisht për publikun, qasja konkurruese e proceseve të kalotipit negativ dhe të kripur me bazë letre të shpikur nga William Henry Fox Talbot u demonstrua tashmë në Londër. (por me më pak publicitet). Inovacionet e mëvonshme e bënë fotografinë më të lehtë dhe më të gjithanshme. Materialet e reja reduktuan kohën e kërkuar të ekspozimit të kamerës nga minuta në sekonda, dhe përfundimisht në një pjesë të vogël të sekondës; mediat e reja fotografike ishin më ekonomike, të ndjeshme ose të përshtatshme. Që nga vitet 1850, procesi i kolodionit me pllakat e tij fotografike me bazë xhami kombinoi cilësinë e lartë të njohur nga Daguerreotipi me opsionet e shumta të printimit të njohura nga kalotipi dhe u përdor për dekada. Filmat roll popullarizuan përdorimin e rastësishëm nga amatorët. Në mesin e shekullit të 20-të, zhvillimet bënë të mundur që amatorët të bënin fotografi me ngjyra natyrale si dhe bardh e zi .

Prezantimi komercial i kamerave dixhitale elektronike të bazuara në kompjuter në vitet 1990 shpejt revolucionarizoi fotografinë. Gjatë dekadës së parë të shekullit të 21-të, metodat tradicionale fotokimike të bazuara në film u margjinalizuan gjithnjë e më shumë pasi avantazhet praktike të teknologjisë së re u vlerësuan gjerësisht dhe cilësia e imazhit të kamerave dixhitale me çmim të moderuar u përmirësua vazhdimisht. Veçanërisht që kur kamerat u bënë një veçori standarde në telefonat inteligjentë, marrja e fotografive (dhe publikimi i menjëhershëm i tyre në internet) është bërë një praktikë e përditshme e kudogjendur në mbarë botën.

Helmut Newton nje ikonë e fotografisë botërore thotë :

Dëshira për te zbuluar, vullneti për të emocionuar ,kënaqësia për të kapur çastin, këto janë tre koncepte që përmbledhin artin e fotografisë .

Në Shqipëri, fotografia erdhi në formë të dashur dhe kurioze, ajo u perqafua shpejt nga njerzit .

Pietro Marubi italian, piktor, skulptor, arkitekt, fotograf, krijoi studion e tij në Shkodër ,

Kolë Idromeno

Ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri.

Kristaq Sotiri

Një ikonë e fotografisë sonë , pasi erdhi nga shtetet e bashkuara hapi studion e tij në Korçe së bashku me Vangjush Mihon

Gjon Mili

Një emër i madh në fotografinë botërore, fotograf dhe kineast , ai bëri të mundur zhvillimin e dritës stroboskopike dhe e përsosi atë në mënyrën më të lartë të artit të fotografisë 

Fotografia shqiptare ka lënë gjurmët e saj të forta.

Kemi Nenshatët dinasti, kemi dinastine Golloshi, dhe jo vetëm , por në breza fotografia shqiptare evoluoi, brezat që ndryshuan konceptin te fotografisë si , Refik Veseli dinasti dhe kjo familje , Nikolin Baba , Petrit Kumi , Piro Nace , Niko Xhufka e shumë të tjerë të cilët me vështirsitë e kohës dhe frikën e gabimit politik krijuan kronika dhe art të cilët mbeten shkollë për brezat ......më pas kemi brezat që ndryshuan konceptin propagandesk duke e kthyer atë në art një pjesë dhe në kronika reale ku fotografia jonë ju bashkua asaj europiane si, Alqi Golloshi , Leon Cika , Lulzim Lika , Arben Çeli , Plator Ilo , Albes Fusha , Hektor Pustina , Gent Shkullaku , Armando Babani , e deri tek te rinjte më pas si Malton Dibra , Adnan Beci , Florion Goga , emra që sot gjenden edhe në shtypin e huaj .

Fotografia në shqipëri eci në hapat e botes së qytetëruar deri në fillimet e vitit 2000...më pas në media filloi dhe shkatërrimi i saj duke hedhur ide të errta mbi fotografinë siç ajo se gazetari duhet të bejë edhe foton ...kjo i dha goditjen e parë fotografisë gazetareske , më pas ky shkatërrim filloi me termin që fotografia është diçka e thjesht , një dixhital ose smart phone dhe ti je fotograf , ky koncept ku amatori vlersohet dhe gjen terren më shume se sa një profesionist bëri të mundur shkatërrimin e fotografisë duke paralizuar totalisht artin e vërtetë të  fotografisë , duke paralizuar totalisht fotografinë gazetareske , dhe duke e kthyer atë që nga viti 2013 në propagandë të kontrolluar nga një sistem i cili vrau jo vetëm artin e fotografisë ...por vrau të gjithë artin duke nxjerrë nga pusetat amatorë të tipit yes men, të cilët shkrepin dhe bëjnë atë që etërit e shtetarëve  të sotëm bënë me fotografinë në 45 vjet duke mohuar realitetin , duke vrarë realitetin dhe duke pështyre mbi njerzit nëpërmjet imazheve të stisura .

Herold Evans thotë :

Aparati fotografik nuk mund të gënjejë , por mund të jetl një vegël e gënjeshtrës

Ky fenomen tashmë prej 11 vjetësh është kthyer në trend , ku udhëheqësi dhe brigadat e tij të shkrepësve të aparatit krijojnë një propagandë të tillë që këtë katundin tonë e nxjerrin sikur ndodhet në një planet tjetër jashtë reales , ku imazhet e përdorura vrasin çdo ditë shpirtin e njerëzve të lirë . Dhe për ta mbyllur po e mbyll me fjalët e At Zef Pllumi

Fotot e propagandës ,aq të lakmueme mbeten prej të gjith tiranëve të botës, për tu duk shka ata nuk jan , si miq të vertetë të popullit të vogël.

Ps : Ndjesë për mos përmëndjen e shumë emrave , pasi jo të gjithë më kujtohen në gjurmët e tyre .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco