Mashtrimin e Veliajt për shkollat: Ja sa shkolla, çerdhe e kopshte duhet të ndërtonte

Mashtrimin e Veliajt për shkollat: Ja sa shkolla, çerdhe e kopshte duhet të ndërtonte

05:36, 28/04/2024
A+ Aa A-

Nga Gent Kaprata

Dëgjova në radio z. Veliaj- për të 112358 herë- të fliste për 40 shkollat që ka ndërtuar në Tiranë, dhe vendosa të bëj një sqarim të vogël teknik! 

1- Shkollë e re quhet një ndërtesë e ndërtuar në një shesh të ri ndërtimi dhe që i shërben një zone të re apo ekzistuese banimi, por gjithësesi të populluar nga banorë të rinj që i janë shtuar qytetit, mbi popullisinë ekzistuese. 

2- Shumica dërmuese e këtyre 40 shkollave zëvëndësojnë shkolla ekzistuese. Pra, ndoshta janë ndërtesa (godina) të reja, por që janë ndërtuar pasi janë prishur ndërtesat e vjetra. Në kuptimin urbanistik të fjalës ato nuk ju shërbejnë banorëve të rinj, por atyre që ju është prishur shkolla për të ndërtuar të renë.

3- Veliaj në tetë vite ka lejuar ndërtimin e 10 milion m2 banesa, që përkthehet në 300.000 banorë të rinj, ose 120 mijë apartamente të reja. Kjo është demografia shtesë që duhet të akomodojë Veliaj- jo vetëm me strehim/banesa- por edhe me infrastrukturë arsimore (meqë për këtë po flasim) 

4- Po t’i shtojmë këtu edhe 8 mijë apartamente të pashitura që gjeti kur erdhi në krye të bashkisë - sikurse thotë vetë, se në informacionin tim ishin 25 mijë- 128 mijë apartamente që janë populluar, ose 325 mijë banorë të rinj, që kërkojnë çerdhe, kopshte, shkolla të reja.

5- Sipas urbanistikës, 325 mijë banorë janë: 125 blloqe banimi, që kërkojnë 125 çerdhe dhe 125 kopshte; 62 komplekse banimi, që kërkojnë 62 shkolla 9 vjeçare; 31 lagje banimi, që kërkojnë 31 gjimnaze! Nëse Veliaj nuk ka ndërtuar këto 218 struktura të reja arsimore, atëherë ai ka përkeqësuar më tej situatën urbane që gjeti.

Ps. Në fakt, ai mburret që ka ndërtuar vetëm 40, shumica e të cilave nuk janë shtesë, por mbivendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco