'Ai tani është duke u ngjitur nga pasuria në varfëri', thotë Mark Twain

'Ai tani është duke u ngjitur nga pasuria në varfëri', thotë Mark Twain

18:17, 26/04/2024
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani

Ai tani është duke u ngjitur nga pasuria në varfëri, thotë Mark Twain

A do jetë në gjendje SPAK të bëjë këtë gjë me Erion Veliajn dhe grabitjen 5D ? 

Po me Beqjan ? 

Po me Ballukun ? 

Po me kreun e policisë bashkiake ? 

Ndërkohë që Lideri i Opozitës Profesor Doktor Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbahen në arrest pa prova ...

Gjatë protestës së sotme, ku sigurisht ambasadat pjestare të "borderos" Rilindase do thonë që dënojmë dhunën, pashë këtë njeri, ku sytë e tij më kujtuan personazhet e Balzak, më kujtuan personazhet e Hygo, këta sy kishin dhimbje.

Në një moment më pa në objektiv , ekrani i aparatit menjëherë mu bë bardh e zi , ishte dhimbje dhe kërkesë për ndihmë, për bukë, pikërisht bukë dhe punë, ky njeri nuk është i varfër ky njeri është i vjedhur, i grabitur nga sistemi bolshevik, por me një ndryshim, bolsheviket rrenojnë te pasurit ndërsa rilindasit rrënojne deri kockë të varfërit , puntorë , njerëzit e thjeshtë. 

Nga ferri i të varfërve u krijua parajsa e të pasurve thotë Viktor Hygo.

Sytë e këtij njeriu të varfër por fisnik më krijuan dhimbje, një dhimbje që më kujtoi fëmijërinë, kur babai im pilot sillte çokollatën në shtëpi sepse e kishin në normë, dhe unë e merja me qef, por dëgjoja afër zërin e nënës që më thoshte, mos e ha jashtë sepse shokët e tu nuk e kanë dhe nëse do dalësh me cokollatë me shokët duhet ta ndash me ta . 

E kjo histori kur ne ndanim varfërinë mu kujtua kur pashë sytë e këtij njeriu, sy që tregojne se këta bolshevikë po ndajne çdo qindarkë të xhepave tanë me kupolën që drejton këtë vënd , ku zgërdhihen duke parë skamjen, nxjerrin ndonje "turist" nëpër media e na thonë sa mirë jetohet këtu. 

Ky njeri fisnik tregon më shumë se çdo letër apo status i disa ambasadoreve te akredituar në vëndin tonë , ky fisnik tregon atë çfar po ndodh nga kjo kastë banditësh ku pasi varfëruan një komb, pasi e shitën atë nëpërmjet PPP dhe koçesioneve , pasi përzune 1 milion shqiptar nga vëndi i tyre, tani po vrasin shpirtin e njerëzve. 

Dhe për ta mbyllur po e mbyll me një thenie të Karl Marks i cili edhe pse shkroi teorine e komunizmit e shpjegoi atë vetëm me një fjali .....Teoria komuniste mund të përmblidhet në një fjali të vetme: zhdukja e pronës private.......

Dhe këta zhbëne një komb me teorine e etërve të tyre .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco