Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Veliaj paraqet rrezikshmëri të lartë për shkatërrim provash duke ndënjur akoma në krye të Bashkisë

Veliaj paraqet rrezikshmëri të lartë për shkatërrim provash duke ndënjur akoma në krye të Bashkisë

22:58, 06/04/2024
A+ Aa A-

Mesazhi i fundit i kryetarit të Bashkisë Tiranë, të cilën ai jo rastësisht këto ditë e quan “organizatë” i ngjante më shumë predikimit të një kryetari sekti të rrezikshëm, ku dallonte qartazi: manipulimi i pacipë, propaganda, vetëviktimizimi dhe mbi të gjitha goditja dhe shantazhi i pastër për këdo që mund të ketë vendosur ti dalë kundër.

Për të mos t’u marrë gjatë me akrobacirat imorale të një manipulatori par excellence, do të na duhet ti kujtojmë vetes dhe opinionit publik se:

1). Grup i strukturuar kriminal nuk kanë dalë punonjës të komunales, kopshtesh e çerdhesh apo nëpunës të thjeshtë të bashkisë, por stafi më i ngushtë dhe më i besuar i kryetarit të bashkisë…dora e djathtë, sytë dhe levat e tij.

2). Shpërndarja e vëmendjes tek skandale të tjera të Kryeministrit, paçka se e sheqerosur me jargavitje servile që vetëm një manipulator i tillë mund ti bëjë, është një shantazh i pastër që ai i bën Drejtësisë dhe shefit të vet po aq të korruptuar

3). Jo, askund në botë, një kryetar “organizata” e të cilit është krimbur në korrupsion të tillë, nuk do të rrinte dot në detyrë në asnjë mënyrë, por do të dorëhiqej dhe do të paraqitej para drejtësisë si njeri i thjeshtë… pa asnjë mbrojtje zyrtare apo institucionale.

Në qoftë se nuk do ta bënte këtë, do ta kapnin për zverku qytetarët.

Veliaj paraqet rrezikshmëri të lartë për shkatërrim provash duke ndënjur akoma në krye të Bashkisë.

Ne qoftë sa ka mbetur qoftë edhe një grimcë drejtësi apo shtet, nuk duhet humbur asnjë minutë.

Gjithë rrugët e Velisë të çojnë para Drejtësisë!

#veliajparadrejtësisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco