A e dinte Erioni që drejtorët e tij vidhnin?

A e dinte Erioni që drejtorët e tij vidhnin?

14:54, 04/04/2024
A+ Aa A-

Kush e kujton fillimin e karrierës politike të Erionit, e kujton mjaft mirë se ai nuk shquhet për asnjë gjë pozitive?! E kujton si njeriun që nxitoi të shkruante një letër ambasadave dhe Këshillit të Europës të ndërhynin në Shqipëri për të ndalur qeverisjen e Partisë Demokratike sepse këtu po bëhej nami. Po i hiqej fëmija nga barku Griseldës së Elvisit, makabritete barbarësh, një mashtrim i ulët për të cilën Erioni kurrë nuk kërkoi ndjesë publike respekt te ndjesive njerëzore të shoqerisë shqiptare, për dëmtimin e imazhit të vendit, sadopak, por edhe në respekt të partnerëve dhe miqve të Shqipërisë.

Kush e mban mend fillesën e Erionit kujton se ai ishte njeriu që nxiste dhunën në 21-janar 2011, duke ngjyrosur me bojë të kuqe militantët e PS-s të dukej sikur policia po i dhunonte protestuesit.

Me ardhjen në pushtet të Rilindjes, mashtruesi, imorali, aventurieri, njeriu që nuk shfaqte dot diplomën e shkollës derisa nëpërmjet Sorosit e bleu një diplomë, sepse realisht është i pashkolluar, u bë superministër dhe këtu gjërat bëhen teje tserioze.

“Njeriu i ri”, i pa shkolli, mashtruesi, imorali, aventurieri, njeriu që nuk e dinte se ç’isjte puna, do të menaxhonte qysh në mandatin e parë një ministri me super buxhet, 727 milionë dollar.

E nisi detyrën si ministër i Mirëqënies Sociale duke marrë fëmijën e sëmurë të komunitetit rom, pa ia kërkuar kush, vetëm për propagandë, gjoja do të kujdesej për ta, por menjeherë pas kësaj u tregoi dhunën duke i zhvendosur forcërisht dhe sot ai komunitet që jetonte në fund te bulevardit Gjergj Fishta jeton në të njëjtat baraka, buzë lumit Erzen, pa higjene, pa ujë, pa elektroshtëpiake, pa asnjë kusht minimal jetese.

Në vitin e dytë si Ministër i Mirëqënies Sociale, viti 2015, buxheti ishte 760 milionë dollarë.

4 përparësi kryesore deklaroi në 11 nëntor 2014 Erion Veliaj për superbuxhetin e 2015-es.

1)Skema e mbrojtjes sociale.

2)Zbatimi i skemës se re të pencioneve

3)Zhvillimi i arsimit profesional

4)Shërbimi kombëtar i rinisë.

Nga të katërta këto prioritete Erioni nuk bëri asnjë gjë, dhe këtu çdokush me të drejtë duhet të pyes, ku shkuan paratë tona?

Afro 1.5 miliardë dollarë në dy vite ku shkuan?

Erion si ministër ulmoi Agon Channel vetëm se ishte media kritike e pushtetit dhe për këtë arsye ne sot paguajmë 130 milionë euro dëmshpërblim Francesco Becchetit. Reforma e pencioneve e super financuar në propagandë rezultoi një katastrofë sepse skema e pencioneve po shkon drejt falimentit, por Erioni u kujdes që në atë kohë mercenarët mediatike ta shisnin këtë si një mrekulli të Erion Veliajt ndaj ai e meritonte kandidimin për kreun e Bashkisë Tiranë.

Më të hyrë në bashki, vetëm e rriti buxhetin e Bashkisë duke e çuar nga 50 milionë euro në çuar në 330 milionë euro duke rënduar banorët e Tiranës me taksa, disa prej të cilave nuk e dimë që paguhen dhe pse paguhen. Pra gjithë këto para që lali i donte për të

Transformuar Tiranën ku shkuan përsëritet pyetja? A është bërë ndonji investim madhor? Jo! Lali kërkoi rritjen e çmimit të ujit me 60% sepse i duheshin 200 milionë euro për 10 vjet për të mundësuar ujin e pijshëm 24 orë, por pas 9 vitesh ujë 24 orë në ditë nuk ka dhe as i pijshëm nuk është.

Si kryetar i Bashkisë Tiranë Lali nuk mbajti përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt edhe pse me zë e figurë pati deklaruar se aty nuk punonin fëmijë, të gjithë janë të siguruar, janë me kushte normale dhe i ftonte njerëzit të punonin në landfillin e Sharrës. Më pas ushtroi pushtetin e tij që gazetarja Alida Tota të pushohej nga puna dhe emisioni i saj investigativ në lidhje me landfillin e Sharrës të mos trasmetohej në televizion (Vizion+).

Shkojmë më tej, lali si Kryetar Bashkie, në vend se të kallëzonte në prokurori firmat që kishin marrë përsipër ndërtimin e rrugëve në kryeqytet, pas lajmeve që raportonin për abuzime, por që i kishin asfaltuar me cilësi shumë të dobët, i dërgonte mesazhe pronarit të televizionit OraNews ku i kërkonte të mos e lejonte me gazetaren Beti Njuma të trasmetonte investigimet që bënte për standartin e rrugëve ne kryeqytet dhe këtë e bënte me një gjuhë rrugë, me mesazhe denigruese për gazetaren e cila bënte veç punën e saj, informimin e publikut.

Lali që premtoi se nuk do kishte kulla në kryeqytet dhe leje ndërtimi nuk do jepeshin sepse Tirana kishte 8 mijë apartamente pa shitur, e shndërroi Tiranën në një lavatriçe të pastrimit paravë të krimit.

Pra ky njeri, Erion Veliaj, që e di shumë mirë se me dhe për ato para i mbyllet goja mediave kryesore në vend, që të mos informojnë publikun rreth skandaleve që lidhen me Bashkinë Tiranë, vjedhjeve flagrante dhe abuzimeve të paimangjinueshme më parë, nuk e ditka se kush i mori 30 milionë euro nga buxheti i Bashkisë Tiranë? Taksat tona, paratë tona i kanë marrë drejtorët hajdutë të lalit, duke krijuar kompani private, me të cilat kanë blerë prona e ndërtuar hotele, pra disa idiotë, qe vjedhin kaq trashë, që erdhën në pushtet pa kokërr leku u bënë superbosa me paratë tona, me paratë e shqiptarëve të varfër që mezi mbyllin muajin dhe Erion Veliaj nuk di gjë?

Lajmi për arrestimin e dy-tre drejtorëve të rëndësishëm të lalit ose vet lali do të goditej nga drejtësia deri në fund të dhjetorit 2022 ka qarkulluar në Tiranë të paktën prej korrikut 2022, ndërkohë 5D Kon. ka marrë një tjetër tender në 16 nëntor 2022 me vlerë 3,7 milionë euro.

Pra jo vetëm që Erioni e dinte, por ai ishte përfituesi kryesor i këtyre megavjedhjeve.

Këta jo vetëm që e dinin të gjithë që ishin nën rrjetën e prokurorisë, por këta kanë

Vazhduar sepse e kanë konsideruar SPAK-un vegël të partisë, qenin e sulmit të shefit të vet sepse kështu e sulmonte lali Presidentin e FSHF-s, do ju vëm SPAK-un nga pas.

Praktikisht, Erion Veliaj ka qënë kreu i organizatës kriminale në Bashkinë Tiranë, ndaj sot ai është i vdekur politikisht!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco