Vjosa, Shushica dhe një Kryeministër

Vjosa, Shushica dhe një Kryeministër

12:23, 10/03/2024
A+ Aa A-

Nga Ardi Puka

. . .  pyetja bazë nuk ishte: dinin apo nuk dinin.  Por a është dikush i pafajshëm,  sepse nuk di? Një idiot i ulur mbi fron a është i shkarkuar nga çdo përgjegjësi   vetëm nga fakti se është idiot?  (M. Kundera)

Babëzia është si një enë pa fund që nuk mbushet  kurrë.  (E. Fromm)

Sa të gabueshëm dhe të paditur lejohet të jenë politikanët në pushtet kur bëhet fjalë për vendime për jetën dhe vdekjen e qytetarëve të tyre, por edhe të atyre që jetojnë në vendet fqinje? Dhe cilat janë pasojat me të cilat kokat e qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike ose autokratike duhet të përballen nëse ata janë përgjegjës për vdekjen e shmangshme të dhjetëra mijëra njerëzve përmes veprimeve ose indiferencës së tyre?

Pas luftërave (edhe civile)  të humbura, të nxitura dhe të zgjatura me të vdekur  të panumërt, të plagosur, të zhvendosur dhe të mbijetuar të traumatizuar, fillimi dhe fundi i të cilave janë në duart e qeverive dhe të atyre në pushtet, historia mban ndëshkim gati,  me   zgjedhjet, rrëzimin dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës politikisht.  Shembulli më i famshëm janë Gjyqet e Nurembergut.

  Por në rastin e pandemisë që preku të gjithë botën, aktualisht nuk ka ndonjë autoritet ndërkombëtar para të cilit politikanët përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të tyre do duhej të përgjigjeshin. Eshtë e vështirë të imagjinohet që Kombet e Bashkuara ose një gjykatë kriminale do ta mbajnë përgjegjësinë e superfuqisë agresive Kinë dhe udhëheqjen e saj, edhe pse ajo solli shumë mjerim për njerëzimin gjatë javëve të saj të manovrave të mbulimit kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Por në  Shqipëri ka edhe lajme të mira, madje shumë të mira.   Lajmi  më i mire i  fillim vitit  të shkuar ishte  shpallja e   Vjosës  dhe  tributarëve të tij si Park Kombëtar.  Për  sqarim  në  gjeografinë fizike me tributar  quajme   të  gjithë  trupat ujorë, lumenj  të vegjël, përrenj  që pastaj  derdhen  në  një lum kryesor  apo në një  liqen.   Një nga dy  tributarët kryesorë të  Vjosës  është  lumi i Shushicës, për të cilinsërish po flitet  dhe për të  cilin  banorët  kanë  shqetësimin se  po u tjetërsohet. 

 Meritën  kryesore në shpalljen e Vjosës Park Kombëtar  (nga  zhurma, nga bukuria dhe nga vlerat Vjosa tashmë  eshtë e famshme) e  kanë banoret, intelektualë vendas  dhe  të  huaj, shoqatat mjedisore,  sipërmarrja  Patagonia, aktori Di Caprio  dhe  Këshilli i Evropës. Kryeministri i Shqipërisë  ka  meritën që   gërvishti  firmën dhe nuk  se dukej i kënaqur,  përkundrazi përfitoi nga rasti në  ditën e gëzueshme  të  firmosjes,  që të mos  ia përmendin  dhe mos e shqetësojnë  më  për projektin e shumëpërfolur të ndërtimit të  aeroportit të  Vlorës (edhe ai në  një  zonë të mbrojtur).   Por ai (Kryeministri) gjithashtu deklaron që shpallja e  Vjosës PK   ka përmirësuar imazhin e  vendit  dhe se qeverisja  është e vetëdijshme për mbrojtjen e mjedisit  dhe  ndryshimet klimatike.  Ky ishte  një  lajm  akoma edhe më i mirë se i pari,  sepse  deri para do muajsh nuk  ndodhte  kështu.

Një zyrtari i lartë (specialist mjedisi) i Ministrisë së Mjedisit, që përfaqësonte  Ministrinë   në daljet publike  apo takimet me  aktivistët dhe intelektualë të huaj,  e shpallte  rrjedhën e poshtme dhe të  mesme  të Vjosës  krejt  pa vlerë, asgjë  vec rërë  dhe zhavor ! !   Aty  do të ndërtoheshin  mbi  250 HEC-e !  ! !  Krejt e kundërta  sipas  shkencëtarëvë të  huaj  që mbërritën nga  Gjermania  dhe Austria: aty u  gjetën lloje  dhe  specie  që  nuk njiheshin më parë, peisazhi  është   unik,  banorët e kërcënuar  e të nëpërkëmbur i  kundërshtojnëprojektet.

Mediat e huaja, intelektuale, aktiviste, sipërmarrje të huaja dhe grupe interesi vendase   kane  ngritur  zërin dhe  luftuan prej 10 vjetësh   kundër  digave dhe HEC-eve.  Psh  në  artikujt  e gjatë   të së përmuajshmes  “natur“   10/2019  me  titull  “Shpëtoni zemrën blu”,  fjala  korrupsion zinte   një  vend  kryesor: -  një nga  nëntitujt  ishte -  “Je grosser der Projekt, desto mehr Geld kann verschwinden”    (“Sa më i madh projekti aq  më  shumë  pare  mund të  zhduken”)

Meqenësë  vendi ynë  është  kandidat  për BE,  i  duhet të përafrojë   ligjet,  normat,  regulloret  me  ato evropiane.  Psh duhet që  paraçdo  projekti,  sado i  vogel apo i parëndësishën në  dukje, ti nënshtrohet  pararaprakisht  një  vlerësimi   tëndikimeve të  mundshme  në  mjedis;  edhe  komunitetet  që preken direkt  apo edhe jodirekt  nga  projekti  duhet të  informohen,   të pyeten dhe të japin pëlqimin  e tyre ose jo.   Banorët  e fshatit Kut   në  buzë të  Vjosës  dhe   ambientalistët  paditën  projektin dhe  firmën në  Gjykatë. Dhe  këtu shfaqet  korrupsioni dhe babëzia.   Mes të tjerash  doli se  Raporti i VNM (vlerësim ndikimi në  mjedis)  për  HEC- Poçem    ishtë  fallco,  60%  ishte  copy -paste  i  dikujt tjetër,  kishte  emra  vendesh  që nuk  kanë  lidhje  me rajonin e Vjosës,në  detyrimin për  pjesëmarrjen  me  publikun, në  vend  të  banorëve  ishin firma   punonjësish    bashkiakw  që  jetonin  2 orë larg me  makinë   !  !  

E megjithatë  pushtetarët  e kishin  pranur  raportin si  të  rregullt  dhe krejt OK.

Shumëkush  mund të pyesë se   përse  ngulin  këmbë  kaq  fort  qeveritarët  dhe oborri  që  të ngrenë  diga  dhe  HEC-e  ngado nëpër  lumenj (së fundmi edhe në  Shushicë)?Kjo ka çuar  nënjë  situatë groteske,kujanë ndërtuar  hidrocentrale në zona të tjera të Shqipërisë, lumenjtë e të cilëve praktikisht nuk kanë ujë për dhjetë muaj të vitit. Mediat  e huaja  (dhe jo vetëm)  e  dinë   përgjigjen:  revista “natur”  dt 10/2019  shkruan -  "Planifikuesit shpërblehen sepse ata devijojnë një përqindje të lartë të të gjithë projektit për veten e tyre.  Natyra dhe banorët e rajonit humbasin.    Për shkak se pushtetarët  në Shqipëri nuk janë të gatshëm të formojnë të ardhmen së bashku me mbrojtësit e natyrës, ata e kanë të vështirë të vënë në dukje alternativat e tyre.   Shqipëria nuk mund të plotësojë nevojat e veta për energji. Energjinë elektrike e prodhon deri më tani 90% me hidrocentrale, 10% e importon nga Serbia.  Por ka potencial të madh për energjinë e erës dhe diellit. Praktikisht asgjë nuk është bërë në këtë drejtim deri më tani”   

 Riverwatch dhe EuroNatur kishin hartuar një studim dhe prezantuan alternativa që ishin në përputhje me natyrën: Shqipëria ishte në gjendje të prodhonte 15.6 terrawatorë energji elektrike nga era/panelet solare në vit me të njëjtin kosto si aktualisht me hidrocentralet - që është dy herë më shumë energji elektrike sesa është e nevojshme sot. Nëse keni parasysh gjithashtu se në Greqi, Spanjë dhe Italinë Jugore një kilowatorë energji diellore tani mund të prodhohet për më pak se 3 cent, në Afrikën e Veriut edhe për më pak se 1 cent, njeriu pyet veten pse kjo nuk duhet të jetë e mundur në Shqipëri.? Përgjigja për këtë pyetje është sërish korrupsioni. "Një hidrocentral është një objekt shumë kompleks, thotë U. Eichelmann(Euronatur).   Duhet të ndërtohen rrugë dhe të vendosen tubacione, dhe shpeshherë nevojiten tunele. Uji duhet të devijohet gjatë fazës së ndërtimit, aty është diga dhe më pas termocentrali aktual me turbinat e tij. Është e lehtë të vendosësh çmime shumë më të larta se sa duhen për ndërtimin aktual. Ndryshimi më pas shkon tek ndërtuesit e termocentraleve dhe për fat të keq shpeshherë edhe tek politikanët që japin miratimin.Turbinat me erë apo parqet diellore, nga ana tjetër, janë investime relativisht të menaxhueshme me objekte shumë të thjeshta. Ata që janë përfshirë kanë pak liri veprimi për të fshehur fondet - dhe për këtë arsye pak interes për alternativat e bazuara në parimet natyrore”

Unëpersonalisht jam  specialist i licensuar  në   vlerësimet e ndikimeve   mjedisore nga projektet  dhe  e  di  se  raportet e VNM janë   janë  thjesht   letra me ngjyra,  sa për sy e faqe, për  të  qenë në rregull me  dosjen dhe  legjislacionin  dhe që  autoritet  nuk  i lexojnë   aspak.  Autoritetet  nuk  I kuptojne   raportet, nuk ju pelqejnë, janë  të bezdisshme  dhe  dikujt  mund t’i hapin probleme.   Një Kryeministër shqiptar  (në  lidhje të  shkurtër  me  dikë  që ka  euro  ose  lekë  për të investuar/pastruar)  beson se e  ka  të lehtë të firmosë për  burimet dhe  pasuritë natyrore të  vendit,  po aq  thjesht dhe  fare  lehtë,   pothuaj  sikur  t’ia  ketë  lënë  trashëgim  ndonje  familjar.   Vjosa dhe  Shushica  kane qenë  aty para nesh,  janë  aty  dhe  do të duhet të jenë  mundësisht  ashtu  siç  i ka krijuar Zoti  dhe/ose  Natyra.  Ata burojnë,  rrjedhin  dhe derdhen ne  det prej qindra,  mijëra,  miliona  vjetësh,   para se  të  lindnin gabimisht   investitorët dhe Kryeministri  i Shqipërisë.

Nje mesazhi i  këtij artikulli është edhe që mundësisht të kuptohet  se  procedurat e Vlerësimit të  Ndikimit  në Mjedis (VNM),  duhet të  bëhen sa më shpejtë të zbatueshme në  mënyrën  më të  drejtë dhe më  fitimprurëse, në se duam  që projektet  të  kenë  sukses.   Nëse ato do  të jenë të gabuara,  mund  të bëhen  pengesë  për zhvillime  ekonomike,  mund  të çojë në dhunimin e detyrimeve të  rëndësishme  mjedisore  apo  të  drejtave  të  njeriut   (si  në  rastin   flagrant me lumin  dhe  projektet në Vjosë).

Urb.  Ardi Puka

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco