VIDEO/ Rrëfimi ndryshe i Gazmend Lekës

22:32, 30/04/2024
A+ Aa A-

Artisti Gazmend Leka në ‘A Show’ në Syri TV ka komentuar disa foto që kanë një rëndësi të veçantë për të.

Duke përdorur batuta gjatë emisionit, Leka tha se mjekrën e mban se rritet vetë.

“Më pëlqeu në fillim, tani nuk e heq dot. Ndoshta filmat, ku personazhet kryesore kishin mjekër”, rrëfeu ai.

Duke folur për familjen ai tha se ajo është e ndërtuar me 3 kate: gjyshërit, prindërit dhe fëmijët.

Një nga fotot e shfaqura në emision ishte një mace, për të cilën Leka tha se ka mbajtur gjithmonë mace, me përjashtim të një rasti kur ka pasur edhe një qen.

“Kam mbajtur kafshë që kanë qime (pellush), kafshë të tokës, nuk kam mbajtur kurrë kanarina, gardelina”, tha Leka.

Ai rrëfeu se edhe në punimet e tij përdor ngjyrat e tokës. 

‘Viti i mbrapshtë’ i Ismail Kadaresë, Leka, tha se ai sot është si një “kutia e zezë” e Shqipërisë, por dikur e kam cilësuar si bibla shqiptare.

“Ky libër është Shqipëria kur pëson traumat e saj”, tha Leka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco