Alket Islami tregon se si nisi pasioni i tij për fotografinë: Kur pashë Tiranën nga lartë, u dashurova...

Alket Islami tregon se si nisi pasioni i tij për fotografinë: Kur pashë Tiranën nga lartë, u dashurova...

22:52, 21/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Aeronautikës Shqiptare, parashutisti i njohur Alket Islami ishte i ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ku rrëfeu ngjarje të ndryshme nga jeta e tij personale dhe profesionale

Ndër të tjera, Islami tregoi sesi nisi historia e dashurisë së tij për artin dhe fotografinë, ku thotë se në momentin kur pa Tiranën me pamje me dron iu shtua dashuria për ta vazhduar këtë profesion.

“Fotografia është art dhe është një pjesë arti që përjetëson  një moment me ndihmën e dritës. Me këtë dritë që pata, kur kamë parë foton Tiranën nga lartë kam pas një emocion të jashtëzakonshëm dhe thashë ‘uau, si duket qyteti dhe Tirana ime’ nga një kënd që se kisha parë ndonjëherë, syri i zotit.

Këtu mu ka shkrepur dëshira që ta vazhdoja pasionit tim dhe iu ktheva më pas Tiranës pas viteve 90-të, pothuajse çdo javë.

Çdo fotograf duhet të flasi me anë të fotografisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco