VIDEO-SYRI TV/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2022, Stefan Çapaliku shpallet shkrimtar i vitit

17:03, 28/12/2023
A+ Aa A-

Janë ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë në 6 kategori për prurjet më të mira të vitit 2022. Shkrimtari më i mirë i vitit u shpall Stefan Çapaliku, i cili nuk i kurseu kritikat për atë që po ndodh sot në botën e librit, ndërsa krijuesit u vlerësuan për studimin,  tregimin, vëllimin poetik, përkthimin dhe letërsinë për fëmijë.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka veçuar prurjet më të mira letrare të vitit 2022 në 6 kategori.

Çmimi ‘ Romani më i mirë i vitit’ i jepet Stefan Çapalikut, për romanin ‘Një ëngjëll veshë me frakë’, për shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit referencë polivalente. Në fjalën e tij autori ngriti disa problematika të qenësishme që rrokin librin sot.

Për vëllimin më të mirë poetik u vlerësua Olimbi Velaj për vëllimin poetik ‘Lumturia e të tjerëve’, për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore dhe të drejtpërdrejtë.

Mira Meksi triumfoi mes kandidaturave të përkthyesve, për përkthimin e kryeveprës së Gabriel Garcia Maquez ‘Vjeshta e Patriarkut’, që vjen me një shqipe të pasur, me një sintaksë të pasur, që respekton stilin e autorit, por sjell me një autenticitet një shumësi zërash, përrua fjalësh, figurash me muzikalitetin e një fuge baroke.

Vepra më e mirë studimore u shpall ‘Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventurat e librit shqip’ e Xhevat Lloshit , për studimin e plotë, të larmishëm dhe të dokumentuar mbi veprën e jetës, si dhe një biografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit.

Vëllimi më i mirë me tregime iu dha Behar Jacajt për librin ‘Hoteli përbri kishës’ për një pasurim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohëve të sotme.

‘Tezja dhe shkopinjtë magjikë’ i dhanë Edi Gogut Çmimin e letërsisë për fëmijë, për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë një nga eventet më të rëndësishme të skenës letrare të një viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco