Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

VIDEO/ Eva Golemi në ‘Odeon’: Te Toska nuk përshtatem, luaj veten

21:34, 27/04/2024
A+ Aa A-

Jetojnë gjatë artistët, ngase u japin shpirt edhe të tjerë personazheve. Kalimi nga një karakter te tjeri në skenën e Operas është sfidues, megjithëse Eva Golemit i ravijëzohen tipare, gjendje e ndjesi të personazheve të Xhakomo Puçinit.

Në këtë vit të rëndësishëm, një kujtesë e gjatë po e shoqëron publikun, përmes aktiviteteve artistike në nder të tij. Së shpejti ‘Madame Butterfly’ e fill pas saj vjeshta e gjenë sopranon me ‘Toskën’ e shumëdashur, me personazhin që i shkon mrekullisht bukur asaj në çdo aspekt.

Pjesë nga biseda

Egla Xhemalaj: Artisti jeton mijëra jetë, ngase luan mijëra personazhe. Sa e vështirë është të heqësh petkun e një karakteri, që e ke luajtur për shumë herë apo që është hera e parë që e luan, të veshësh një të ri e të paraqitesh në skenë denjësisht?

Eva Golemi: Në fakt, personazhet e Puçinit janë fantastikë. Puçini ka vënë në qendër të dramave të veta gruan sepse e ka dashur femrën. Më herët mund të them i kam luajtur, i kam luajtur goxha mirë, po them se tani vijnë akoma më mirë. Mbase me pjekurinë vokale dhe të vetë mendjes. Unë i rikthehem rolit dhe mundohem që të nxjerrë më të mirën. Them çfarë kam bërë dhe çfarë duhet të bëjë akoma më mirë.  Çfarë duhet Eva të përmirësojë tek këto personazhe? Flas me bindje të plotë që dhe tek ‘Sour Angelica’ dhe tek ‘Mimija’, kjo e fundit është një vajzë e ndrojtur, një vajzë e sëmurë siç dihet dhe unë kur shoh Miminë në ‘Youtube’ e bëja dhe pak si më të fortë, si më heroike. Këtë herë bëra një Mimi shumë të butë, një Mimi shumë të ndjeshme, ashtu siç ishte vetë karakteri i Mimisë. Them se edhe te ‘Butterfly’ do të ndodhi kjo. Çdo gjë vjen në përmirësim, si nga ana vokale, që unë po punoj shumë ashtu edhe nga ana e mendësisë. Duhet të hysh thellë në personazh sado herë ta kesh luajtur atë. Duhet ta realizosh ashtu siç e ka gdhendur Puçini. E di që do të dali shumë bukur. Flas për ‘Madame Butterfly’ që e kam para.

Përse e do kaq pranë vetes Toskën? Sopranoja i jep gazetares këtë përgjigje.

Egla Xhemalaj: Unë e di që mezi po e pret vjeshtën. Vjen së shpejti me Toskën në vjeshtë. Një nga rolet, një nga figurat që të përfaqëson denjësisht Eva, ashtu sikurse të përfaqësojnë edhe figura e karaktere të tjerë, po ç’ka kaq të veçantë Toska që e do kaq shumë pranë vetes?

Eva Golemi: Toska është një grua e bukur, Toska ka një karakter shumë të fortë, Toska dashuron shumë, Toska është xheloze, Toska është këngëtare.

Egla Xhemalaj: Toska është Eva.

Eva Golemi: Puçini e ka shkruar për një këngëtare. Toska i ka të gjitha, ak ato luhatjet e karakterit në mënyrë drastike. Toska më përfaqëson më së miri. Gruan e fortë, gruan e ëmbël edhe çdo gjë tjetër, personifikimi i vetes sime është Toska. Nëse në çdo rol jam munduar të përshtatem te Toska nuk përshatem fare se luaj veten.

E emocionuar sa herë që flet për rolet e saj, për të cilat publiku e ka vlerësuar dhe po e vlerëson maksimalisht, Eva Golemi premton për publiku që çdoherë do jetë dinjitoze në skenën e Operas.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco