VIDEO/ E bija rrezikoi humbjen e shikimit, Viola Isufaj: Ja ç'parashikoi Zef Zorba

21:42, 04/05/2024
A+ Aa A-

Poeti që parashikoj sëmundjen e bijës, krijoj një univers dritash që të çrrënjoste realitetin, derdhi mbi të ngjyrat më të mrekullishme, fjalët e qëmtuara me kujdes e me dashuri. Studiuesja e letërsisë Viola Isufaj tregon në ‘Odeon’ se si Zef Zorba dhimbjen për humbjen e tërësishme të shikimit të vajzës e hyjnizoi me poezi.

‘Ka parashikuar shumë gjëra. Ardhjen e lirisë politike, ndërkohë është ftuar të marrë pjesë në politikë, por nuk ka pranuar nga ana tjetër duket se ka ndjerë thellë, ndoshta pa e kuptuar në labirintet e vetëdijes sëmundjen e vajzës së tij. Vajza ka një diagnozë që na thotë ne se së shpejti do të çojë në degjenerimin e shikimit, në humbjen gati të dritës së plotë të syrit.

Zef Zorba në vitin 1975 shkruan një lloj poeme testament me strukturë balade ‘Baladë dritash për Lalin’, pra Luçias i thërret Lali dhe në fakt emrin ia ka vënë pa e ditur qëkur ishte kërthi, pra dritë një dëshirim, një ravgim për dritën pa e ditur që më vonë ajo do të kishte këtë sëmundje të syve.

Ai derdh gjithë dritat e botës dhe dritat e kënetës së Maliqit, dritat e skenës që i dashuronte aq fortë, dritat e rinisë së tij deri te dritat e qyteteve imagjinare për të bijën që nuk po ka dritë në sy me fjalët profetike ‘veç drita s'ka mbarim’, tha Viola Isufaj në Syri Tv.

Shkrimtarja tha në ‘Odeon’ se pikëtakimet me hermetikët italianë, me Eliotin e Bodlerin nuk i zbehin origjinalitetin e vargut e se poezia e Zorbës buron thellë nga e qenësishmja, e pazakonta, e jashtëzakonshmja.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco