VIDEO/ Viola Isufaj në ‘Odeon’ zbulon çfarë e lidh me Zef Zorbën: Portreti i tij ngjan me...

21:44, 04/05/2024
A+ Aa A-

Rrëfimi i ngrohtë e shumë emocionues i Viola Isufajt në ‘Odeon’ kulmoi me një historinë e ngjashmërisë së poetit me të gjyshin. Shkrimtarja dhe studiuesja e letërsisë pohoi se e përqafën vargjet e Zorbës, më vonë edhe portreti i tij i ngjashëm me të gjyshit, i cili në po të njëjtën kohë ka vuajtur në burgjet famëkeqe që çeli realizmi socialist.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Si krijuese, si poete, si studiuese e letërsisë, por dhe si mësimdhënëse, çfarë ju mban kaq lidhur me Zef Zorbën?

Viola Isufaj: Kjo është një pyetje shumë origjinale krejt e natyrshme. Ju faleminderit shumë. Edhe unë e kam pyetur veten për këtë, një herë kam menduar mos ato lojrat që na bën subkoshienca, portreti i tij i ngjanë shumë gjyshit tim, i cili ka vuajtur dënimin në të njëjtat vite. Kanë patur një sekret të dënuarit politikë, kur dilnin linin mustaqe për t'u njohur njëri me tjetrin. Gjyshi ka qenë student i ‘Harry Fultz-it’ dhe sigurisht me dekapitimin e elitave në vitin '45 - '46 ishte pjesë e kësaj goditjeje. Shtati i tij i lartë, sytë bojëqielli, veshja me sqimë e të gjitha këto më kujtohen e shkrihen në një imazh të vetëm. Kam menduar mos ka qenë kjo forca që më ka shtyrë gjithmonë përpara, por nuk ka qenë kjo, ka qenë aty po nuk ka qenë kryesore sepse unë kam njohur së pari poezinë e Zorbës para se të njihja portretin e tij dhe para se të dija për jetën e tij se çfarë kishte ndodhur domethënë mbi të gjitha është enigma e verbit të tij të pazakonshëm dhe modeli krejt tjetër unik që ai sjellë në letërsinë shqipe bashkëkohore, por dhe në letërsinë shqipe në tërësi. Marrja e fillit të këputur në letërsinë shqipe, krijimtaria e Koliqit, e Migjenit e autorëve të viteve '30 fijet e së cilës nuk arritën që të endeshin natyrshëm për shkak të instalimit të dhunshëm të realizmit socialist në Shqipëri, rimarrja e tyre prej Zef Zorbës na tregon ne se sa do në errësirë dhe në heshtje këto fije po rithureshin dhe vepra e tij e shkruar në errësirë po dilte në dritë.

Në përfundim të bisedës për të, pasi kishin treguar shumëçka nga jeta e tij e pashkëputur nga kulmet poetike, nga bardhezitë që e shoqëruan përgjatë gjithë udhës në tokë në emisionin ‘Odeon’ u përçua një mesazh i rëndësishëm, njerëzit gjithmonë duhet të jenë në kërkim të dritës.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco