Henka Mejdani, fituese e çmimit ndërkombëtar në piano në Verona të Italisë

Henka Mejdani, fituese e çmimit ndërkombëtar në piano në Verona të Italisë

21:59, 22/05/2024
A+ Aa A-

"Rrugëtim mbi tastierê"

"Rrugëtim mbi tastierë" ishte koncerti recital,që është dhënë pasditen e sotme në Pallatin e Kulturës "Margarita Tutulani" në Berat.

Ky ishte recitali i parë i maturantes së shkollës së muzikës Herka Mejdani,fituese e çmimit të parë ndërkombëtar në piano në Verona të Italisë.Për rreth 1-orë Mejdani ka surprizuar publikun beratas me pjesë të njohura nga kompozitor klasik e modern,shqiptar e të huaj.

Koncerti recital në piano i vajzës që u rrit me muzikën,duke studiuar piano që në klasën e parë në shkollën e muzikës,u prit me dashamirësi nga qytetarët beratas dhe bashkëmoshatarët e saj,që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kulturës së qytetit.

Rrugëtimi artistik i Herkës erdhi sot në Berat,pas pjesëmarrjes në 3 konkurse të rëndësishme në Spanjë e Itali,ku tek konkursi i fundit në qytetin e Veronës Henka mori edhe çmimin e parë.Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo e ka quajtur Henkën një talent të lindur dhe recitalin e saj një shpalosje vlerash.

"Nuk ka gjë më të bukur se arti për të udhëtuar në kujtime dhe për të menduar për të ardhmen.Unë jam shumë i lumtur që Henka është dëshmia e një qyteti që prodhon talent,që ka një nga institucionet më të rëndësishme të muzikës,shkollën e muzikës "Ajet Xhindole" e që zhvillon talente të tilla,të cilët sot bëjnë krenar familjen,mësuesit dhe shokët e klasës.

Të gjithë bashkë duhet të bëjnë maksimumin tonë që këtë shkollë ta ruajmë dhe ta ngremë në nivelet e saj më të larta,ashtu siç edhe e meriton ky qytet.Ne sot patëm kënaqësinë të ndiqnim recitalin e Henkës,një nga talentet e jashtëzakonshme të qytetit të Beratit,e cila ka fituar çmime të rëndësishme,siç ishte edhe çmimi ndërkombëtar që mori në Verona të Italisë.Mua më vjen shumë mirë që salla ishte plot dhe ne sot përjetuam emocione shumë të bukura"-,ka thënë Demo.

PIanistja Henka Mejdani,duke falenderuar të gjithë mësuesit e saj,është shprehur se realizimi i këtij koncerti në Berat ka qënë një ëndërr për të,që u realizua sot.Mësuesja e pianos,Klorinda Vokopola,ka deklaruar se Henka ka arritur deri këtu me punë të përditshme,me vullnet,pasion,këmbëngulje dhe disiplinë të rreptë artistike.

Marurantja Henka Mejdani,edhe pse vetëm 18-vjeçe,është sot një emër i afirmuar,që me mjeshtërinë e saj të lartë arristike,po surprizon publikun artëdashës të muzikës klasike si dhe po tërheq vëmendjen e profesionistëve të muzikës në skenat shqiptare dhe konkurset ndërkombëtare ku ka marrë pjesë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco