SYRI TV/ Koncert simfonik me klasikët botërorë e shqiptar, shkëlqimi i Solistes Jonela Golemi në skenë

12:59, 04/05/2024
A+ Aa A-

Flautistja Jonela Golemi ngjitet në skenë si soliste e parë e orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, nga ku sjell repertorin e rëndësishme të muzikës klasike gjermane. Në një intervistë për Syri Tv, artistja u shpreh se emocionet dhe përgjegjësia janë të papërshkrueshme, ndërsa përgjatë koncertit simfonik nuk munguan as veprat shqiptare, si shenjë e kujtesës kolektive.

SYRI TV

Nën magjinë e dritave, në çeljen e dyerve të një bote të re, shfaqet plotë sharm e hijeshi flautistja Jonela Golemi, për të interpretuar si soliste në një koncert simfonik, ku tingujt përligjin ekzistencën.

Koncerti ringjalli Ferdinand Dedën përmes valles simfonike numër dy, vepër e cila hapi madhështinë e organizimit shumëngjyrësh, për të vijuar me  Koncert për flaut në re maxhor të Reinecke, që e solli mrekullisht në skenë Jonela Golemi, e për t'u përmbyllur me Eduard Elgar  me Variacionet "Enigma".

Për falutisten emocionet dhe përgjegjësia janë të papërshkrueshme.

E përzgjedhur si një prej veprave më të rëndësishme të kompozitorit Ferdinand Deda, që ka kontribuar për vite të tërë në orkestrës e Radio Televizionit Shqiptar, flautistja ndihet e nderuar për nisjen dinjitoz të organizimit.

15 vite si një prej solisteve që ka bërë historinë e instrumentit të flautit, Jonela Golemi thotë se duhet punë për të mbërritur sukseset.

Koncerti ka për qëllim të mbajë zgjuar traditën e muzikës klasike botërore, po edhe shqiptare, një traditë e cila duhet transmetuar ndër breza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco