VIDEO/ Eva Golemi: Thoja do ta lë këtë profesion, klasikja s'duhet prekur, të ketë vëmendje për operan shqiptare

21:36, 27/04/2024
A+ Aa A-

Fillimet si gjithkund kanë qenë të vështira. Herë pas here e shoqëronin dilemat nëse duhej ta vijonte udhën e gjatë për t'u bërë  soprano lirike dhe dramatike.

Eva Golemi: Mezi dilja në kontrolle teknike se kam pasur një emocion të jashtëzakonshëm. Kam pasur ato dyjëzimet e mia derisa erdhi momenti që thosha: Do ta vazhdojë këtë profesion apo jo? Pse? Sepse unë nuk dilja dot para tre vetave të këndoja.

 Kisha një emocion, kisha një përgjegjësi, që nuk  e di nga më buronte. Fundja, unë isha fëmijë dhe s'kishte pse të ishte kjo përgjegjësi kaq e madhe sikur ç’po bëja. Disa momente thoja do ta lë këtë profesion sepse nuk do dalë kurrë përpara publikut, nuk do të performojë kurrë, nuk do të këndojë kurrë.

Në fakt, ti je e para që unë po e them në emision mbas kaq e kaq vitesh, nuk e di si ma nxorre dhe u ktheva mbrapa në kohë. Kjo kam qenë unë edhe deri në Akademinë e Arteve kam pasur ato emocionet e mia, pastaj një siguri shumë të madhe më dha një pedagoge imja Shqipe Mongomata.

Ti do bëhesh dhe do bëhesh shumë e mirë tha. Ajo ka punuar shumë me mua në veçanti nga ana psikologjike. Më thoshte shpesh që nuk duhet të kisha emocione, duhet të dalësh sa më shumë shumë. Ato daljet e mia sihin mjaft emocionuese.

Më vonë bëja koncert në hollin e Teatrit të Operas edhe kështu filloj historia ime, me shumë punë, me punë të madhe edhe me veten. Thoja shpesh unë nuk kam emocion, jam shumë e mirë, do t’ia dalë. Me Don Anën filluan të shtoheshin emocionet, se e keni parasysh kur vjen publiku edhe ndjeshmëria rritet.

Fillova nga ajo kohë që të kem një siguri shumë të madhe. Fillova të punoja me rolet, punoja shumë, shumë. Thoja unë do t'ia arrij dhe do bëhem kjo që jam sot. I kisha vënë pikësynim vetes, që do bëhesha kjo që jam sot.

Egla Xhemalaj: Një ëndërr e realizuar besoj.

Eva Golemi: Besoj se po. Kthej kokën mbrapa dhe e di? Atëherë nuk e mendoja që do arrija deri këtu. Të them ët drejtën dhe të jem shumë e sinqertë. Nuk e mendoja si do të shkonte rrugëtimi im po paska qenë fat, paska qenë e shkruar. Unë vazhdoj të punoj shumë se sa më shumë rritesh aq më shumë ke përgjegjësi para publikut, barra mbi supe rëndohet. Nuk më pëlqen të më thonë këtë nuk e bëri mirë apo ky rol nuk i shkoka.

Egla Xhemalaj: Publiku ndjen gjithçka.

Eva Golemi: Ata ndjejnë gjithçka. Duhet të jem shumë e sigurte, duhet të jem ballëhapur përpara publikut. Në momentin që unë nuk jam aty ku duhet, në momentin që unë e shoh që do çedojë diku ose dikur, unë do ta lë fare këtë gjë sepse nuk më pëlqejnë të thonë paska marrë fund.

Sopranoja foli edhe për operan shqiptare dhe veprat që ka sjellë në skenë dhe tha se duhet të ketë më shumë vëmendje për krijimet, të cilat janë identiteti i kombit.

Egla Xhemalaj: Dua të pyes pak për repertorin shqiptar. Është një repertor me vepra të rëndësishme që ne kemi, që na shpërfaqen denjësish te publiku shqiptarë, por dhe te publiku përtej kuijve dhe është shumë emocionuese për një artistë veçanërisht edhe për ty, që të sjellësh e të këndosh ato këngë që janë dëshmi e Operas shqiptare. Si është marrëdhënia me të? Do të duhet më shumë punë që t’i risjellim, të kemi kujtesa më të shpeshta për këto vepra dinjitoze?

Eva Golemi: Unë që në Universitetin e Arteve, mbase ma ka injektuar edhe pedagogia ime që të këndoja shumë vepra shqiptare sepse ajo është pasuria jonë më e madhe, aty është identiteti ynë kombëtar. Ka kompozitorë fantastikë që kanë reziluar vepra të jashtëzakonshme.

 Kam luajtur që në Universitetin e Arteve pjesë të ndryshme nga Prengë Jakova, Simon Gjoni, Avni Mula, kam kënduar pafund. Vepra të plota kam kënduar të kompozitorit kosovar Rauf Dhomi, Ermir Dergjini që s’jeton më, kam luajtur një opera moderne ‘Dhoma’, ‘Oirat’ e Aleksandër Peçit, operan ‘Skënderbeu’ të Vasil Toles, kam kënduar nga Dhora Leka etj.

Kam luajtur e kam kënduar shumë vepra shqiptare. Normalisht, duhet të jetë një vëmendje akoma më e madhe për veprat shqiptare dhe për vëniet e tyre në skenë. E kam fjalë për vepra të kompozitorëve që nuk jetojnë më, po dhe të atyre që kontribuojnë fortë sot.

Egla Xhemalaj: Si matet pulsi i publikut, i dëgjuesve, i shijuesve të Operas kur sjell një Opera ndërkombëtare dhe një shqiptare? Si janë ovacionet të të dyja anëve? Si priten?

Eva Golemi: Së pari, varet për kë Opera shqiptare bëhet fjalë sepse ka Opera klasike, ka dhe Opera moderne. Varet kë mundet të shijoje publiku. Të dyja janë shumë të bukura, por nga gjinitë unë jam gjithmonë te klasikja. Edhe në Operat që bënë jo Verdi, jo Puçini që unë kam vënë re, kur janë vënë në mënyrën klasike i dua më shumë, kënaqem më shumë. Futem më shumë brenda personazhit, kurse kur janë nga ana moderne kemi parë lloj lloj versionesh të vënies së Operave të ndryshme klasike.

Kam parë edhe ‘Traviatën’ duke gatuar në një tenxhere. Mund të jetë interesante, po mbase bëhet për të sjellë diçka të re në kohë, po diçka e re në kohë , me një gjë që ka qenë e asaj kohe pëtr mua e zhvlerëson edhe muzikën, edhe libretin. Unë jam e asaj që publiku duhet të vijë e të shohi atë kohë që ai nuk e ka jetuar, atë kohë që ai pret, atë kohë që kompozitori e ka bërë. Domethënë në përditshmërinë tonë gjërat moderne i shohim çdo ditë, i shohim në masë. Tani të shohësh një Violetë me xhinse, është diçka që i humb vlerësn edhe muzikës sado bukur të këndojë këngëtari. Unë gjithmonë jam për operat klasike dhe për vënien e Operas në mënyrë klasike siç e kanë pas vënë ata që e kanë shkruar, pa devijime të mundshme. Nuk jam në mënyrë absolute për vëniet klasike, në mënyrë moderne, nuk më shijojnë, nuk i dua.

Me një kontribut të çmuar dhe në Universitetin e Arteve, Eva Golemi i këshilloi të rinjtë që të punojnë fortë për të realizuar ëndrrat.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco