SYRI TV/ Debate të forta për muzeun e Spaçit, kundërshti për zhvendosjen e tij në Reps

20:00, 02/05/2024
A+ Aa A-

Dëgjesa e parë e muzeut të kujtesës që do të ngrihet në Spaç është shoqëruar me debate, ngase të pranishmit kundërshtuan zhvendosjen e vendodhjes së tij në qytezën e Spaçit. 

SYRI TV

Zhvendosja e muzeut që tregon për të shkuarën e shqiptarëve që vuajtën nën lëkurë regjimin famëkeq në burgun e Spaçit për në Reps të Mirëditës ka ngjallur debate në dëgjesën e mbajtur për këtë çështje.

Të pranishmit e kundërshtuan ngritjen e muzeut të kujtesës në qytezën e Repsit.

Ndryshimi i vendodhjes sipas Gulia Avanza-s nga njëra anë lidhet me infranstruktorën, kurse nga ana tjetër dëshira është për ta mbajtur Spaçin të paprekur.

“Menduam ta ngremë aty, ngase është shumë i aksesueshëm për shkak të infrastuktrukturës. Një nga vendndodhjet është që të ngrihet në buzë të autostradës, pasi sç e dini rruga në Spaçështë e paasfaltuar dhe e vështirë për t’u kaluar. Arsyeja e dytë është se duam që Spaçin ta mbajmë të paprekur, sigurisht të përforcojmë godinat, por ta lëmë ashtu siç ka qenë në kohën e dikaturës”.

Fokusi i muzeut do të jenë përpjekjet dhe historitë e rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, ndërsa plani i menaxhimit  të ish-burgut parasheh rikonstruksionin e godinave e njëkohësisht edhe një hapësirë dedikuar rrëfimeve për ato që kanë ndodhur në burgun çnjerëzor. Kostoja e investimit deri më tani shkon në shifrën 5 milionë Euro.    

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco