Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ U bë i famshëm nga filmi ‘Sandokan’, Gripshi tregoi si hodhi dritë mbi romanet dhe tregimet e Emilio Salgarit për Shqipërinë

21:24, 11/05/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kohën kur punonte në Bibliotekën e Veronës, asokohe me një dëshirë të madhe për të mësuar, një dëshirë që e shoqëron dhe sot, Oltsen Gripshin e intriguan dorëshkrimet e një autori italian të quajtur Emilio Salgari, që u bë i njohur në mbarë botën nga filmi ‘Sandokan’. Mes botimeve të shumta, artisti mund të gjente dy romane dhe dy tregime të shkruara për Shqipërinë, historinë e të cilave Gripshi e tregoi në ‘Odeon’.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Profesor, një kontribut i vyer i juaji është edhe në fushën e botimeve, patjetër. Janë botime artistike, por edhe botime shkencore, botime që janë përqafuar nga lexuesit shqiptarë dhe nga lexuesit e huaj padyshim. Një prej tyre është edhe ai i vitit 2011, një botim mjaft i rëndësishëm sa i përket Emilio Salgari-t me ilustrime të realizuara nga Alberto Della Valle. Ky libër flet për historinë e Shqipërisë, një prej historianëve më të rëndësishëm të fillim viteve 900, një autor italian i veçantë siç e keni quajtur ju, që kushton e shkruan dy romane dhe dy tregime për Shqipërinë. Ç’ka të veçantë ky libër që ka pasur kërshërinë e lexuesit për ta pasur në duar?

Oltsen Gripshi: Më vjen mirë që keni prekur një nga botimet më të rëndësishme që unë i kam shumë përzemër sepse asokohe punoja në bibliotekën shtetërore të Veronës dhe punoja pikërisht në sektorin e librit antik, në restaurimin e tij e në katalogimin e botimeve të reja që vinin pranë kësaj biblioteke. Ishte një mënyrë rastësore në zbulimin e këtyre dorëshkrimeve të Emilio Salgarit. Ky i fundit ka punuar në kohën e fillim të shekullit të XX në bibliotekën e Veronës. Salgari ishte veronezë, autori i të njohurit ‘Sandokan’ , që është bërë një film shumë popullor vite më parë edhe në Shqipëri. E bukura dhe e veçanta e këtij autori, shkrimtari të ri që fatkeqësisht ndërroi jetë në një moshë shumë të re dhe të gjitha dorëshkrimet e kohës dhe jetës së të gjithë krijimtarisë së tij e krahasonin me jetën e Krishtit sepse pikërisht në moshën 31-vjeçare ai ndërroi jetë nga vetëvrasja, vuante nga depresioni, megjithatë ai mbeti një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë së fillimshekullit të XX në Itali, por padyshim tani ai është i njohur edhe në të gjithë botën. Dorëshkrimet të cilat unë vërtetë u befasova kishin të bënin me dy tregime për Shqipërinë dhe dy romane, që unë i kam bërë pjesë, i kam mbedhur bashkë si copëza pak nga pak për t’i bërë të gjitha si një vademekum të kësaj gjurme njerëzore, por për më tepër të këtij impresioni që ai kishte rreth vendit tonë. Ajo që më impresionoi ishte që ai nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Shqipëri. Të punuarit në Bibliotekën e Veronës dhe të shfletuarit e atlaseve të kohës kishte bërë që ai të ndërtonte në krijimtarinë e tij letrare, të realizonte 82 romane dhe 24 tregime, ndër to dy tregime dedikuar Shqipërisë dhe dy romane për vendin tonë. Një prej romaneve i kushtohet Ali Pashë Tepelenës dhe marrëdhënies së tij me Perandorinë Osmane, kështu që  nga kjo befasi kaq e madhe nuk mund të mbetesha në heshtje dhe të isha indiferentë ndaj kësaj gjëje kaq me vlerë për kulturën kombëtare. Direkt mora një vendim brenda vetes që do të duhet të kisha bërë diçka, do duhet ta formësoja e ta kristalizoja në një botim dhe kështu bëra. Këtu që u ngjiz një nga librat që unë e kam shumë përzemër. Bashkëpunimi i autorit Emilio Salgari së bashku me ilustruesin nga Napoli, Alberto Della Valle bënë që të vinte imazhi i shqiptarëve, në më të mirën e mundshme me kostumet kombëtare dhe për më tepër, në një nga tregimet që ai shkruan rrëfen dashurinë e pamundur midis një djali shqiptar me emrin Osman dhe një vajze bullgare. Tregimi ndodh në luftrat ballkanike, ku ndasia ishte e theksuar qoftë në kuptimin politik, qoftë në kuptimin territorial, por dhe në atë të besimit me një vajzë që quhej Sava nga Bullgaria. Një dashuri e pamundur, për të gjitha këto elementë të sipërpërmendur, por që në fund të tregimit mbizotëron dashuria. Sava vjen në Shqipëri, vjen në shtëpinë e Osmanit e veshur me kostumet tona kombëtare të Shqipërisë së Mesme, pasi e gjitha situata zhvillohet në Shqipërinë e Mesme dhe kështu që mendova jo vetëm është një libër historik, por përmban brenda disa nuanca të antropologjisë, të historisë, të historisë së artit në vetvete, por edhe të etnografisë së kohës, për të cilat ky libër kthehet në një lloj dëshmie të kohës për të gjitha ato rrethana që Shqipëria dhe rrethanat e kohës, konteksti rajonal gjeo-politik i kohës le të themi që e kishte vendosur Ballkanin dhe vendet e Ballkanit përballë njëri-tjetrit.

Tregimi tjetër i dedikohet Veriut të Shqipërisë, ndërsa autori krijoi jo vetëm një panoramë të qartë për kohën, por i përshkroi shqiptarët ashtu siç pakkush i përshkroi.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco