SYRI TV/ Botohet libri ‘Për Mirditën ku kam le’, autori shkruan për kohën e regjimit komunist

16:21, 28/04/2024
A+ Aa A-

93-vjeçari Zef Nikoll Doda nga Mirdita ka botuar librin e tij të tretë, “Për Mirditën ku kam le.” Në libër autori shkruan për kohën e regjimit të errët komunist, si dhe për Mirditën të cilën thotë se ka nisur shpopullimin masiv duke u lënë tërësisht në harresë. Të afërm dhe miq të autorit vlerësuan përpjekjet dhe kontributin e tij në fushën e letërsisë.

Nga SYRI TV

Pavarësisht moshës që mban mbi supe, ai nuk i ndahet librit. 93-vjecari Zef Nikoll Doda nga Mirdita, ka botuar librin e tij të tretë, “Për Mirditën ku kam le, ku kam gja e origjinë”. Promovimi i librit u zhvillua në bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme, miq dhe familjar të 93-vjecarit. Në librin e tij autori shkruan për kohën e regjimit të errët komunist, ku nga viti 1952 deri ne 1961 ka qëndruar në burgjet dhe kampet e punës ku ishte i dënuar, si dhe për Mirditën të cilën ai thotë se ka nisur shpopullimin masiv duke u lënë tërësisht në harresë.

Të afërm dhe miq të autorit vlërsuan përpjekjet dhe kontributin e tij në fushën e letërsisë.

Zef Doda u lind më 24 Qershor 1932, në fshatin Rras i Butë, Zymaj, Kashnjet. Mësimet e para i mori ne vitin 1946 ne fshatin Kalivaç. Në vitin 2010 botoi librin e tij te parë "Ditar në kujtesë”. Në vitin 2012 botoi librin e tij të dytë "Me bashkëshorten kujtime, në udhën e veshtirë të jetes". Ndërsa libri "Për Mirditën ku kam Le" është libri i tij i tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco