VIDEO/ Eva Golemi në ‘Odeon’: Të bëja skllaven e përulur ishte dramë

21:28, 27/04/2024
A+ Aa A-

Kur flitet për Eva Golemin, kurrsesi sopranoja nuk mund të konceptohet larg veprave të kompozitorit italian Xhakomo Puçinit.

Duket sikur në atë kohë, ai pati projektuar një Evë, që nesër do të ngjitej në Opera për të interpretuar mrekullisht krijimtarinë e tij. Në ‘Odeon’, Eva Golemi tha se rolet e Puçinit i rrinë përshtat zërit, natyrës së saj, ndërsa zbuloi edhe kritikat e vazhdueshme përgjatë periudhës së ndërtimit të shfaqjes ‘Aida’ tek e cila sopranoja u shpirtëzua me rolin e skllaves.

‘Kam karakter të fortë. Në jetë jam Toska dhe prandaj roli im i preferuar është Toska, sepse unë luaj vetveten aty. Jam çdo gjë që është qenie e Toskës dhe çfarë përfaqëson ajo grua sepse Puçini i ka bërë dramat e veta mbi ngjarje të vërteta.

Shpeshherë më kritikonin tek ‘Aida’ sepse duhet të bëja skllaven, e kisha premierë  Aidën.  Sa e vështirë ka qenë për mua që unë të dalë zbathur sepse Eva nuk kuptohet pa takat e saj, pa makijazhin, pa çdo gjë. Të bëja skllaven e përulur ishte dramë më vete për mua, të nënshtruarën.

Kam punuar shumë me veten mbi këtë personazh. Gjëja që mua më bëri të kënaqur ishte që unë e arrita atë që doja, atë të cilën doja ta transmetoja te publiku, pasi më thanë Eva kësaj rradhe ke qenë skllave tamam siç duhet të jetë ‘Aida’, tregoi Eva Golemi në ‘Odeon’.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco