Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

SYRI TV/ Përmasa kozmike e Lasgush Poradecit, Gjoka: Ka nevojë të hyhet në statusin e poetit

13:38, 01/05/2024
A+ Aa A-

Në kujtesë të mjeshtrit të fjalës Lasgush Poradecit, studiuesi i letërsisë Behar Gjoka u shpreh për SYRI TV se ka një përmasë kozmike, ndërsa rikthimet tek ai janë të domosdoshme ngase ka lindur  nevoja të hyhet në statusin e poetit, ndërsa aktori Mevlan Shanaj kujtoi si e njohu nga afër Poradecin.

Nga SYRI TV

Poeti i vargjeve të përshpirtshme, autori që krijon gjendje e shpërthen në ndjesi, poeti që fuqimisht u jep jetë imazheve konkrete të cilat lexuesi do t’i shohë dhe t’i dëgjojë, Lasgush Poradeci është përkujtuar nga studiuesit dhe ata që patin fatin ta njohin nga afër. Poeti, sipas studiuesit Behar Gjoka është kufiri që ndanë e bashkon letërsinë tradicionale me letërsinë moderne. Sado vite që të kenë lexuesit, rikthimi në vargjet e tij është mbi të gjitha për të  kuptuar e zbukuruar shpirtin.

E njohu nga afër, aktori Mevlan Shanaj tregoi për Lasgushin përtej letrave, për njeriu që strehëzën e vetme kishte poezinë.

Mjeshtër i fjalës shqipe, peizazhist dhe dramatik, udhëtimi i lexuesit për te vepra e Lasgush Poradecit është një mënyrë për të njohur magjinë e ëndërrimeve.

Gazetar: E. Xhemalaj

Operator: S. Goga

Montazhier: O. Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco