Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste

Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste

08:26, 28/12/2023
A+ Aa A-

Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste.

Duke përligjur ndalimin e besimit fetar, Republika Popullore Socialiste Shqiptare vendosi kontroll të plotë mbi të gjitha pushtetet. “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur të njerëzit botëkuptimin materialist shkencor.”- citohet prej nenit 37 të kësaj Kushtetute, në kreun I mbi rendin shoqëror.

Pjesëmarrja në ceremoni fetare dhe zotërimi i librave të karakterit religjoz ishin të dënueshme. Shteti ndërmori fushatën e përndjekjes së klerit, në sajë të një sulmi sistemik në media dhe në kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit dhe propagandimin e linçimit të tyre. Objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën në sheshe, priftërinj dhe imamë u burgosën dhe u ekzekutuan.

Në këtë periudhë, Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë, pas shkëputjes së marrëdhënieve me vendet kryesore të kampit komunist.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco