VIDEO-SYRI TV/ 'Arrëthyesi' për shikuesit special të Operas, fëmijët me vështirësi në dëgjim shohin balet

18:02, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryevepra botërore ‘Arrëthyesi’ do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për herë të parë edhe për një publik special, për shikuesit që kanë vështirësi në dëgjim. Balerinat e shfaqjes u shprehën se vepra është sfiduese.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Baleti ’Arrëthyesi’ do të përmbyllë shfaqjet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në prag të Krishtlindjeve, fëmijët do të lodrojnë me magjinë e ëndrrave shoqëruar mrekullisht nga muzika e e Tchaikovskyt, interpertuar nga orkestra simfonike e Operas. Vepra me në qendër dashurinë, për herë të parë do të vijë edhe për një publik special, për vogëlushët e adoleshentët që kanë vështirësi në dëgjim. 

Me një koreografi të punuar deri në detajet më të vogla e të konceptuar ndryshe, me një kostumografi që çel mendimet e një bote të përkryer, këtë herë Arrëthyesi’ premton të tjera emocione.

Për balerinat Alisa Gjoni dhe Odeta Dishnica, mbrëmjet në Opera me ‘Arrëthyesin’, jo vetëm që kanë rëndësi të veçantë, por do të jenë edhe plot me sfida.

Shfaqja e baletit do të ngjitet në skenën e Operas më dt 22, 22 dhe 24 Dhjetor, ndërsa vogëlushët rikonfirmojnë se sa e duan këtë kryevepër botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco