VIDEO/ Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

21:26, 27/04/2024
A+ Aa A-

Një nga zërat më të rëndësishëm të Operas shqiptare, një zë që ka mundur të drithërojë publikun vendas, por edhe të huaj për më shumë se dy dekada, një soprano e jashtëzakonshme, që jeton çdo ditë duke u dhënë zë karaktereve operistike, një prej figurave më të dashura për vite me radhë nga shijuesit e muzikës klasike vjen si rrallëherë në një intervistë të veçantë në emisionin ‘Odeon’ në SYRI TV.

E suksesshme në skenë, me suksese të mëdha edhe në jetë Eva Golemi i rrëfeu gazetares Egla Xhemalaj momentet emocionuese, fitoret e shumta artistike, balancën e përkryer mes personales dhe profesionit dhe dashurinë e pakushtëzuar për të qenë njeri me vlera e për t'i përcjellë ato te gjithkush që e njeh. Në prag të shfaqjes ‘Madame Butterfly’, Golemi kujton një çast të gëzueshëm në veprimtarinë e gjatë artistike, çast në të cilin u ngjit në skenë me birin e saj.

Pjesë nga biseda

Eva Golemi: ‘Madame Butterfly’ përpara Rovigës, unë e kam luajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe e kam luajtur me djalin tim Kevin. Asokohe, Kevi ishte 4 vjeç dhe ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm sidomos në arien e fundit, ku Madame Butterfly përpara se të vrasi veten i thotë fëmijës më shiko dhe një herë dhe mbaj mend fytyrën e nënës tënde. Ka qenë një super emocion, po unë e përballova sepse në atë kohë i thashë Nikolin Gurakuqit, regjisorit të asaj vepre që unë do ta marrë djalin dhe do luaj ‘Madame Butterfly’. ‘Eva ,- më tha, a je e sigurt? Është një emocion shumë i veçantë. Është emocion kur je me fëmijët e të tjerëve, jo më me fëmijën tënd’. I thashë jam e sigurt, pasi djali do rritet dhe kam dëshirë ta kem kujtim me djalin, atij i ngelet një kujtim shumë i bukur, një nga më të veçantit me nënën e tij. Unë e përballova dhe doli jashtë mase bukur. Mund të jem mbase e vetmja që kam luajtur në skenë ‘Madame Butterfly’ me fëmijën tim.

Egla Xhemalaj: Si ka qenë ajo periudhë Eva, meqë rrëmove në kohë e hape sëndukun e kujtimeve? Çdo të thotë për një artiste të përmasës suaj që keni një veprimtari kaq të gjtë e të gjerë të shtrirë në kohë me kaq suksese në skenën shqiptare dhe përtej skenës shqiptare. Çdo të thotë që të vijë një moment dhe të bashkëndajë skenën me birin e saj?

Eva Golemi: Është emocion shumë i veçantë të them të drejtën. Kevin në atë kohë ishte vetëm katër vjeç dhe mundohesha t’ia shpjegoja që këtu duhet të rrish mirë, këtu duhet të vish te mami. Kisha edhe dadon, gruan që ma mbante Kevin që kujdeset për të dhe që rrinte prapa skenës. Të gjithë kujdeseshin për Kevin në ato momente. Ka pasur edhe vështirësitë e veta sepse kur këndoja vinte Kevi dhe sidomos arien e dytë, Kevin më thoshte ‘Mami mua më hahet bukë’. Unë i kapja duart ia mbaja, madje është edhe në video. E kuptoni se çfarë drame ishte për mua? Ja arrita me shumë sukses dhe jam shumë e lumtur. Tani Kevin është rritur dhe është 12 vjeç. I them mami shiko sa i vogël ke qenë. Pse unë jam këtu mami? Pse nuk e mban mend? Jo më thotë nuk e mbaj mend fare. Edhe me Kevin dhe me Laurën kam luajtur në koncert, por ky i të performuarit me Kevin është emocion tjetër.   

Sopranoja iu përkushtua familjes në Shqipëri. Strehëza familjare ishte arsyeja kryesore, për të cilën Eva Golemi nuk qëndroi përtej kufijve, për të ndërtuar karrierën atje.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco