Edicioni i 62/ Surpriza në Festivalin e Këngës, 16 këngëtarë ngjiten në skenë

Edicioni i 62/ Surpriza në Festivalin e Këngës, 16 këngëtarë ngjiten në skenë

22:06, 19/12/2023
A+ Aa A-

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH sapo ka nisur me natën e parë dhe do të pasohet edhe nga tri të tjera.

Këtë natë të parë do të prezantohen 16 këngë, që do të konkurrojnë për të mbërritur në finalen e madhe dhe më pas drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Artistët që do të performojnë sot janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Festivali rezervon plot surpriza, nën moderimin e Kledi Kadiut, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules. Surpriza e madhe e mbrëmjes së sotme është këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili do të performojë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco