VIDEO/ Tan Brama në ‘Odeon’: S'kishim ambiente ku të kërcenim, street dance ishte i ndaluar

21:32, 16/12/2023
A+ Aa A-

Koreograf Tan Brama që ka hedhur themelet e street dance-t në Shqipëri i ftuar në emisionin ‘Odeon’ në SYRI TV rrëfeu sukseset dhe sfidat e vazhdueshme në udhën e artit. Brama i tregoi gazetares Egla Xhemalaj, se fillimet në disiplinën e veçantë të street dance-t kanë qenë të vështira.

Koreografi tha se në vitet '93 nuk lejohej të kërcehej kjo rrymë, e se shpesh ishin të paragjykuar. Brama theksoi se sot ekzistojnë inate mes korografësh, të cilat influencojnë dhe te zgjedhja e studentëve. Kjo sipas tij, krijon një energji jo të mirë, sidomos brenda kornizave të artit. Tan Brama foli dhe për vështirësitë në performancë, e tha se duhet një vëmendje më e madhe e një vlerësim i shtuar për ata që çelën dyert e kësaj rryme për talentet e rinj.

Tan Brama në ‘Odeon’ ngriti problemin e vjedhjes së krijimeve autoriale. Ai pohoi se një pjesë e mirë e koreografëve, i marrin shabllon materialet nga interneti.

‘Korografët marrin pjesë të gatshme nga Youtube, e bëhen pjesë e eventeve të ndryshme. Ky është problem shumë i madh. Mund ta marrë edhe unë atë koreografi. Ka ndodhur për shembull në një event që kanë ardhur me dy koreografi njësoj, edhe skualifikohesh kategorikisht’, tha Tan Brama.

Koreografi pranoi se përgjatë karrierës ka frymëzuar breza të tërë, që jo rrallëherë e kopjonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco