‘Luleborë’, Ceremoni në New York në nderim të kompozitorit të kësaj kange Simon Gjoni

‘Luleborë’, Ceremoni në New York në nderim të kompozitorit të kësaj kange Simon Gjoni

14:11, 12/12/2023
A+ Aa A-

Nga Ilir Seci, SHBA/

Kanga “Luleborë”, stolia kaq e vlertë e kompozimit shqip, kanga që si medalion i diamantë e zbukuron gjoksin e muzikës shqipe, u interpretue si finale e koncertit te mbajtun ne sallen e qendres se muzikes simfonike “Symphony Space” ne Manhattan, New York, diten e diele me 10 dhetor 2023. E magjishmja “Luleborë” mbushi me aromën e saj salllen e koncertit te mbajtun ne Manhattan, ne nderim te kompozitorit te kesaj kange Simon Gjoni.

Kanga e famshme “Lulebore” u zgjodh si finalja e koncertit dhe nuk kishte si bahej ma kuptimplote finalja e ketij koncerti jubilar sesa me u mbylle me perlen “Luleborë”…Kanga ikonike e muzikes shqiptare “Luleborë” asht fryt i bashkepunimit te dy artisteve shkodrane - kompozitorit Simon Gjoni dhe autorit te tekstit, poetit Zef Pali. Çka e bani të rrallë këtë variant interpretimi te kanges “Lulebore” që po e sjellim këtu, asht fakti se kjo skenë ishte e mbushun me talente te shkelqyeshme nga tana viset shqiptare ne Ballkan që sot jetojne ne SHBA, nji nderim i merituem artistik per nji mjeshter që pasunoi jeten shpirtnore te shqiptareve kudo që jetojne …Simon Gjoni si artist i madh njihet dhe vleresohet jo vetem ne Shqipni por edhe ma gjane ne viset tjera shqiptare, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e Çameri dhe botë…biografia e artisteve interpretues ne këtë skene e pohon ma së miri këtë gja…ne skene kenduen :

- Kreshnik Zhabjaku - bariton nga Shkodra që jeton ne Neë York dhe kendon ne skenat ma prestigjioze ne SHBA, Vedat Ademi - kangëtar nga Mitrovica që kendon ne Neë York, Mira Konçi - kangëtare nga Tirana që kendon ne New York, Ergin Oda - bariton nga Mitrovica, themelues i kuartetit “Oda” që kendon ne skenat e Neë York-ut, Dëshira Ahmeti Kerliu - soprano nga Shkupi nji artiste qe ka pushtue skenat ne Neë York, Riad Ymeri - tenor nga Prishtina qe ka ba emën ne skenat ma te njoftuna ne Manhattan, Estelina Syla - soprano nga Shqipnia e rritun ne SHBA, Fiorela Miria - soprane nga Shqipnia e lindun dhe rritun ne SHBA, Klajdi Cerriku - instrumentist, fizarmonicist-accordion), nga Shqipnia qe jeton dhe interpreton ne SHBA, Ariana Krasniqi Dupont - pianiste nga Kosova, Gjilberta Lucaj Cohen - violinçeliste nga Shkodra, Spiros Exaras - kitarist, Panagiotis Andreou - kitarië/bas, Ergin Kaan Gynaydin - baterist, Redi Llupa - pianist, Saki Urtsuhara - violiniste.

Koncerti u mbajt me rastin e 100 vjetorit te lindjes se kompozitorit te madh Simon Gjoni ku u interpretuen krijime te zgjedhuna nga vepra e mjeshtrit Simon Gjoni. Koncerti pati si drejtues artistik zotni Dr. John Yaffe kurse si moderatore dhe prezantuese ishte gazetarja Kozeta Turishta.

Simon Gjoni i çeli shtigjet e kultivimit te muzikes klasike shqipe dhe asht themeluesi i Orkestres se RTSH-se, ka kompozue ne tana lemite e muzikes klasike me nji kontribut te jashtëzakonshëm, të rrallë ne krijimtarine tonë.

Prania në sallë e zonjes Hermira Gjoni, shoqes se jetes se mjeshtrit Simon Gjoni si dhe djalit te tyne Andis Gjoni, zgjoi emocione të veçanta ne këtë koncert jubilar. Andis Gjoni, i biri i mjeshtrit Simon Gjoni mbajti fjalen e rastit duke falenderue te pranishmit qe kishin mbushun sallen per me nderue kujtimin e njenit nga kompozitorët tanë ma të mëdhenj….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco