Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Rrëfimi rrënqethës i Adelina Muçës në ‘Odeon’: Më pushuan nga puna, po përpëlitem për të mbijetuar

21:34, 09/12/2023
A+ Aa A-

Aktorja Adelina Muça në një rrëfim emoscionues për emisionin ‘Odeon’ i tregoi gazetares Egla Xhemalaj se shfaqja dramatike ‘7 Minuta’ përkon edhe me përjetimet e saj të këtyre kohëve.

Aktorja u shpreh se është duke u përpëlitur për të mbijetuar, ngase e kanë hequr nga puna.

‘Roli im 'fatkeqësisht' nuk më përshtatet si natyrë, është ajo femra që ul kokën që pranon çdo gjë. I vetmi shpëtim për jetën e saj, ku dhe familja nuk e pranon më në shtëpi është pikërisht kjo punë.

Ajo, Anjeza është e gatshme të shkeli mbi veten e vet për të marrë një rrogë. Pak a shumë unë kam rastisur në raste të tilla. Kjo ka ndodhur edhe kohët e fundit, ku unë jam larguar nga puna edhe jam duke e provuar këtë lloj problematike, duke u përpëlitur për të vazhduar për të ekzistuar, për të mbyllur të gjitha gropat problematikat ekonomike që ne kemi.

Unë them që me kokën lartë me besimin te shpatullat e tua mund t'ia dalim. Ky është mesazhi që unë dua të përcjell për të gjitha vajzat dhe gratë’, u shpreh Adelina Muça për ‘Odeon’.

Aktorja është një nga 11 gratë te ‘7 Minuta’, që jep mesazhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare, për gratë që të mos dorëzohen kundrejt asnjë sprove apo individi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco