VIDEO/ '7 Minuta' në Odeon, drama për të drejtat e mohuara të njeriut

21:28, 09/12/2023
A+ Aa A-

Drama ‘7 Minuta’ ishte kryefjalë e kësaj puntate të emisionit ‘Odeon’ në Syri Tv. Gazetarja Egla Xhemalaj, së bashku me tre të ftuarat ngritën pyetje e analizuan veprën, që ka njohur sukses të jashtëzakonshëm në skenën e Arturbinës.

Njëmbëdhjetë gra, që jetojnë duke punuar në një punishte, ku ngjyrosen xhinset ngrihen kundër eprorëve, të cilët ndërmarrin një vendim. Ky i fundit konsiston në heqjen e 7 minutave nga pushimi i tyre, nga koha e çlodhjes. Shfaqja ka dinamika nga më të ndryshmet, që rrokin lëvizjet e vrullshme, po edhe ndryshimet e befasishme të vendimeve përgjatë shtrimit të problemit.

Kasti i aktoreve të mirënjohura Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Anila Bisha, Alesia Xhemalaj e zëra të rinj të aktrimit nën petkun e personazheve të krijuar mrekullisht nga shkrimtari Stefano Massini nën konceptimin regjisorial të Driada Dervishit ndahet në dy grupe. Një pjesë e mirë e tyre e aprovojnë vendimin, ndërsa pjesa që mbetet e kundërshton, ngase ‘7 Minuta’ nga pushimi i tyre përkthehet në më shumë të ardhura për pronarët e punishtes, e në shfrytëzim për gratë.

Një moment shumë i rëndësishëm përgjatë shfaqjes është edhe procesi i vendimmarrjes së tyre, përmes votës i shoqëruar nga rrëfimet rrëqethëse të grave. Vepra që i flet mirë kohëve që po jetojmë përcjellë një shumësi mesazhesh, nga të cilat qëndrore mbetet lufta e grave për të drejta e barazi gjinore, të mos bërit kompromis, të rrëmuarit e të kërkuarit në shpirtra të thellën, të njerëzishmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco