Regjisorja Driada Dervishi në ‘Odeon’: Sistemi duhet rishikuar, disa varfërohen, të tjerë pasurohen

21:15, 09/12/2023
A+ Aa A-

Regjisorja Driada Dervishi rrëfeu në ‘Odeon’ ngacmimin që i ngjalli vepra e Stefano Massinit dhe dëshirën për ta ngjitur në skenat teatrore. Dervishi ndalet në luftën e fortë të grave për të refuzuar vendimin e eprorëve, ndërsa gjithë dinamikat e shfaqjes i sheh dhe në realitetin e çdoditshëm.

‘Gratë pas një debati të gjatë vendosin të refuzojnë të drejtat, të cilat u janë dashur shekuj për t'i fituar, të drejtat e punës si për burrat, për gratë dhe për fëmijët. Mos të harrojmë që deri para 60-70 vitesh në Angli fëmijët përdoreshin për të pastruar oxhaqet. Të duket sikur kanë kaluar një shekull, ndërkohë që nuk kanë kaluar, të duken sikur janë pjesë të dala nga autorët si Charles Dikens, por ndërkohë janë realitete’, - u shpreh regjisorja.

Punonjësit janë gjithmonë shtresa më në hije e shoqërisë, ata që jo rrallëherë përballen me të drejta të mohuara. Problemin regjisorja e shikon në një prizëm më të gjerë.

‘Është një shtresë për të cilën nuk flitet shumë. Mendoj që erdhi natyrshëm krijimi i një fabrike, ku lyhen xhinse që është një nga punët më të vështira. Dhe lyerja e xhinseve kërkon një stërmundim nga ana fizike dhe njerëzore, ku një pjesë e punonjësve shpesh herë në kronika të ndryshme sipas sondazheve dalin të sëmurë me probleme në mushkëri. Për t'i shkuar deri në fund dhe për të mos e zbukuruar realitetin vendosa që të vinte me këto monstra pantallonash të hapura dhe nga ana tjetër brenda një rrethi vicioz që ne sillemi dhe përsillemi dhe e kemi shumë të vështirë nganjëherë të dalim. Është gjithmonë një shtresë, e cila vetëm pasurohet dhe një shtresë që vetëm varfërohet. Është një sistem, i cili duhet menduar, nuk e di, kjo nuk më takon mua. Teatri ngre pyetje, të cilat duhen rishikuar në kontekstin njerëzor’, tha Driada Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco