VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet figura e ndritur e Vehbi Balës, e bija: Kapërceu izolimin, botoi Fishtën

16:57, 04/12/2023
A+ Aa A-

Figura e ndritur e shkrimtarit dhe profesorit Vehbi Bala u përkujtua nga familjarë e studiues. E bija, Mira Kushta u shpreh se ai ia doli të kapërcente izolimet e kohës, ndërsa si momentin më të bukur kujton botimin e veprës së Gjergj Fishtës, që regjimi diktatorial e pati ndaluar si shkrimtar. 

Nga SYRI TV

Figura e ndritur e vargjeve të përshpirtshme, autori i studimeve dhe monografive për shkrimtarët e ndaluar, profesor dhe themelues i arsimit të lartë në Shkodër, Vehbi Bala është përkujtuar në 100 – vjetorin e lindjes përmes një veprimtarie në Akademinë e  Shkencave. Teksa rrëmon në kujtime, Mira, e bija thotë se i ati qe i përkushtuar ndaj familjes, ndërsa kontributi i tij i kapërceu izolimet e kohës me botimin e monografisë për Gjergj Fishtën, që regjimi e ndaloi dhe e përjashtoi si shkrimtarë.

Marrëdhënien më të fortë Vehbi Bala, e pati me të birin Agronin, që  përvijoi rrugën e letërsisë dhe u kujdes për botimin e veprës së tij.

Vehbi Bala ishte autor e bashkautor i shumë teksteve shkollore dhe akademike. Në fushën letrare spikati me 6 monografi. Studiuesi Ymer Çiraku përmendi hartimin e një prej periudhës kryesore letrare.

Njohës i veprës, familjari e kompozitori Shpëtim Kushta, tha se kontributi i tij letrar duhet ribotuar.

Rrugëtimi artistik i Vehbi Balës është i rëndësishëm, ngase sjell një frymë të re në letrat shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco