VIDEO-SYRI TV/ Opera 'Mrika' në Teatrin Migjeni, Shllaku: Të rikrijohet filarmonia e Shkodrës

VIDEO-SYRI TV/ Opera 'Mrika' në Teatrin Migjeni, Shllaku: Të rikrijohet filarmonia e Shkodrës

17:41, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një prej kryeveprave operistike shqiptare ‘ Mrika’ e Prenkë Jakovës është risjell në Teatrin Migjeni nga artistët dhe orkestra simfonike. Muzikologët u shprehën se për kompozitorin duhet të ketë më shumë vlerësim e se vepra të tilla nuk duhen lënë në harresë.

Nga SYRI TV

Opera shqiptare ‘Mrika’ shënon 65 vjetorin e ngjitjes në skenë.  Kryevepra e kompozitorit të shquar shkodran u risoll në Teatrin ‘Migjeni’, si dëshmi e një kontributi themeltar në lëmin e muzikës operistike.

Kompozitori Gjon Shllaku u shpreh se opera ‘Mrika’ duhet të shërbejë si një katalizator për  rikrijimin e filarmonisë që ka pasur dikur Shkodra.

Për muzikologun Ridvan Karakaçi, Prenkë Jakova është një figurë e ndritur e  artit shqiptar, ndaj është domosdoshmëri vlerësimi për krijimet e tij.

Muzikologu u ndal edhe te vetëvrasja e trishtë e Prenkë Jakovës, që tronditi artin shqiptar.

Kompozitori Markelian Kapedani tha se këto vepra madhore janë lënë në harresë, ndërsa tregoi vështirësitë e muzikantëve të sotëm.

Publiku shijoi pjesët e operas ‘Mrika’ të Prenkë Jakovës nga artistët, orkestra simfonike dhe universiteti i arteve, organizuar nga qendra kulturore ‘Pjetër Gaci’ dhe shoqata artistike që mban emrin ‘Prenkë Jakova’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco