Opera e parë shqiptare 'Mrika' vihet në skenë në teatrin Migjeni

Opera e parë shqiptare 'Mrika' vihet në skenë në teatrin Migjeni

15:31, 02/12/2023
A+ Aa A-

65 vite me parë, me 1 dhjetor të vitit 1958, në Shkodër, u vu në skenë “Mrika”, opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar.

Ishte koha kur kryeqendra e kulturës hidhte një hap të guximshëm në një nga gjinitë më të vështira të artit, atë të veprës operistike. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa artistike e teatrit “Migjeni” e riktheu sërish në skenë këtë kryevepër.

Kompozitoret shkodrane thonë se “Mrika” është themeli i muzikës së kulturuar shqiptare.

“Në atë kohë ka qenë ngjarje e madhe dhe normalisht vazhdon edhe sot jehona e saj sepse bazohet një traditw e muzikës sw kulturuar mbi këtë opera dhe mbi këtë fill muzikor. Ky koncert mund të shërbejë si një sensibilizim sepse në neqoftw se flasim për një traditw muzikore në këtë qytet, kjo është tradita”, tha kompozitori Markelian Kapedani.

“Kjo është themeltarja ! Kjo është ajo vepër në të cilën u formëzua vepra e parë e parë e kësaj gjinie në Shqipëri, të cilën Preka e vazhduar në vazhdimësi”, tha kompozitori Gjon Shllaku.

Ndërsa muzikologu Ridvan Karakaci, e konsideron Prenke Jakoven, një pasuri kombëtare.

“Sot këto arjet, janë pjese e raportorit të studenteve në Akademinë e Arteve dhe në skenat shqiptare. Kam përshtypjen se është një figurë e papërsëritshme. Kemi të bëjmë më një fenomen muzikor! Veçanërisht melodia. Unë e thash edhe me përpara kur salla dëgjon arjet e Prenkë Jakoves, spektatori kërkon t’i këndojë sepse i di të gjitha”, tha muzikologu Ridvan Karakaci.

“Mrika” e Prenk Jakoves  e shkruar në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e renditi Shkodrën, mes kryeqendrave evropiane të artit dhe kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco