Më 27 nëntor 1926 u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës

Më 27 nëntor 1926 u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës

14:43, 27/11/2023
A+ Aa A-

Më 27 nëntor 1926, u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës.

Ky pakt italo-shqiptar, i quajtur ndryshe si Traktati i Paqes dhe i Sigurisë, kishte një vlefshmëri 5-vjeçare. Shtrënguar nga pakti, Tirana zyrtare do të pranonte në radhët e ushtrisë dhe të policisë oficerë italianë, për mbikëqyrje dhe për trajnime.

Të dy vendet nënshkruese do të ofronin mbështetje ushtarake dhe ekonomike për njëra-tjetrën. Në disa prej neneve të paktit përcaktohej se:

1. Kushdo që shkonte kundër çështjeve ekzistuese të “status quo”-së shqiptare, do të shihej si armik i shtetit shqiptar dhe atij italian;

2. Të dyja vendet nuk do të lidheshin me marrëveshje të tjera politike apo ushtarake që dëmtonin interesat e njëra-tjetrës;

3. Të dyja palët i nënshtroheshin një pajtimi të veçantë nëse lindnin çështje që nuk mund të zgjidheshin me urdhër diplomatik.

Nuk munguan reagimet e ish-Jugosllavisë, e cila ndërmori aksion ushtarak kundër kufirit verior të Shqipërisë me mbështetjen e Francës. Kjo aleancë jugosllavo-franceze u konsiderua prej Musolinit si një akt kundër Italisë.

Bashkëlidhur, korrespondencë e Legatës Italiane me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Konsullatën Italiane të Shkodrës, mbi marrëdhëniet e ndera midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, si dhe midis Jugosllavisë dhe Italisë në kushtet e afrimit të qeverisë së Zogut me Italinë, shprehur me Paktin e Tiranës. Po ashtu, paraqitet njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar Prefekturës së Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës, mbi një telegram drejtuar përfaqësive shqiptare jashtë vendit në lidhje me kuptimin e Paktit të Miqësisë e të Sigurimit Italo-Shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco