Artisti largohet nga emisioni, zbuloni çfarë ndodh/ Kllouni Loli i bën numër magjie gazetares

Artisti largohet nga emisioni, zbuloni çfarë ndodh/ Kllouni Loli i bën numër magjie gazetares

21:30, 25/11/2023
A+ Aa A-

Gazetares Egla Xhemalaj iu desh që ta shkëpuste emisionin, ngase aktori u largua.

Në një çast krej papritur, ai u shfaq i veshur si një personazh që ka rritur fëmijët në cirk e nga ekrani i televizorit. Nën Petkun e Lolit, Vilson Gjoça u foli vogëlushëve nga ekrani  SYRI TV. 

‘Hopa kalamaja. Pse iu the ti që u largova unë? Unë erdha prapë.

Edhe shiko faleminderit që më ftove në emission, se me thënë të drejtën unë ashtu i krekosur nuk rri dot. Kjo mëq shkon më shumë’, me këto fjalë u rikthye në ‘Odeon: artisti Vilson Gjoça. Moment, i cili u shoqëruar nga buzëqeshja e gazetares.

Surprizat në ‘Odeon’ vijuan me një numër magjie, që realizoi artisti për gazetaren. Me një buqetë me lule në duar, Gjoçaj arriti të ndryshoi ngjyrën e tij.

Lexoni një pjesë të intervistës:

Vilson Gjoça: Unë kisha kënaqësinë që të dhuroja diçka. Të kam sjellë një buqetë me lule.

Egla Xhemalaj: Mua më pëlqejnë shumë lulet.

Artisti ia dhuron lulet gazetares.

Egla Xhemalaj: Pse pse mi kenë sjell të verdha lulet?

Vilson Gjoça: Nuk të pëlqejnë?

Egla Xhemalaj: Jo.

Vilson Gjoça: Se unë kalamaja ju e dini, jam edhe magjistar.  (qesh)

Tani le të bëjmë një magji. Ja ku është kjo shamia. Ju do thoni po si ka mundësi. Patjetër që ka mundësi, se unë jam artist i madh.

 Me një lëvizje të përpejtuar artisti ndryshoi ngjyrën e luleve.

Egla Xhemalaj: Oh, shumë të bukura lulet. Ju faleminderit!

 

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco