VIDEO/ ‘Në '62 i ngjita mustaqe, bustit të Enverit’, Gjoça: Më shpallën armik

VIDEO/ ‘Në '62 i ngjita mustaqe, bustit të Enverit’, Gjoça: Më shpallën armik

21:07, 25/11/2023
A+ Aa A-

Një veprim i shpejtë i kushtoi gjithë jetën artistit Vilson Gjoça. Në ‘Odeon’ artisti i rrëfeu gazetares Egla Xhemalaj se në vrullin e shfaqjes, kur duhet të hiqte rrobat e personazhit, padashur i realizoj një karikaturë diktatorit Enver Hoxha.

Artistin e spiunoi shoku i ngushtë. Ndërkaq, në mbrëmje vonë ishte mbajtur mbledhje në radhët e partisë për të ndëshkuar artistin.  

Lexoni një pjesë nga biseda:

Vilson Gjoça: Unë  kisha 13 role. Shikoj pjedestalin dhe atje ishte  busti i Enverit ushtarak. Vura një karrige dhe mbërtheva katër a pesë gozhdë, vara disa këmisha. Në një nga rolet, në rolin e Çajupit në një monolog ‘Klubi i Selanikut’ dola nga skena dhe shkoj me vrap që të vishem për rolin tjetër. Një të hequr kapelën dhe ia vura në kokë bustit. Mustaqet ia ngjita atje, pa vetëdashje. I vura shallin dhe nisa të vishesha, kur më thotë një shok. ‘Hiqe atë se po vjen ndonjë njeri e po të sheh. Kaq u desh. Në darkë  ishte bërë mbledhja e partisë. Atje për dreq kishte qëlluar dhe një ekip i ‘Ministrisë së Mbrojtjes’. Kthehet ai ekipi dhe vjen radiogrami të pezullohet shfaqja e të kthehet grupi në Tiranë.

Egla Xhemalaj: E më pas ju u censuruat si figurë.

Vilson Gjoça: Më pas, kushedi sa njerëz kisha pas shpine që donin të më fusnin në burg.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco