Jeta në foto e 'Çaplinit' shqiptar, Zef Deda

Jeta në foto e 'Çaplinit' shqiptar, Zef Deda

15:33, 25/11/2023
A+ Aa A-

Shkodra dhe gjithë Shqipëria po i jep sot lamtumirën komedianit të njohur shqiptar Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 73-vjeçare. 

Që prej orës 09:00, Teatri “Migjeni’ ka haur dyert për të pritur familjarë, miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit që u nderua me titullin "Mjeshtri i madh". Në orën 13:00  kortezhi do të niset për meshën e dritës e më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.

Zef Deda njihet nga të gjithë edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë.

Deda lindi në Shkodër  më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe ndoqi politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ai punoipër më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco